Page 158 - Demo
P. 158
Fidel Kastro inspekton një njësi artilerie gjatë periudhës së krizës kubane, 1962.5Mendoni në mënyrë kritike: Në Konferencën e Teheranit në vitin 1943, presidenti i ShBA-së, Ruzvelti paraqiti idenë e “katër policëve”, që do të ishin disa fuqi të mëdha që do të garantonin paqen botërore. • Arsyetoni se në ç’mënyrë ka gjetur zbatim kjo ide në sistemin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, të krijuar pas Luftës II Botërore.Të mendosh si historian: Më 25 prill 1945, ushtritë amerikane dhe sovjetike çanë frontin gjerman dhe u takuan në mes të Gjermanisë, pranë qytetit Torgau, në brigjet e lumit Elba. Ky takim ishte një hap i rëndësishëm që çonte drejt fundit të Luftës II Botërore. Në dy vitet që pasuan, aleanca ShBA-BS jo vetëm që kishte marrë fund, por ishte shndërruar në armiqësi që do të vazhdonte për dekada me radhë.Ftesë për diskutim• Përse paqja e arritur në Konferencën e Parisit, mund të quhet edhe “paqe e papërfunduar”? Ndërkohë, të dyja superfuqitë filluan një garë intensive armatimesh. Ato u ballafaquan edhe ushtarakisht në mënyrë indirekte në disa konflikte rajonale nëpër botë, si: lufta civile në Greqi (1946-1949), ku Britania e Madhe dhe ShBA-ja ndihmuan qeverinë dhe ushtrinë mbretërore greke që të shtypte lëvizjen e drejtuar nga komunistët; lufta e Koresë (1950-1953), e cila çoi në ndarjen e gadishullit korean mes jugut proamerikan dhe veriut prosovjetik; kriza kubane, e shkaktuar nga vendosja e raketave sovjetike në Kubë, e cila shënoi edhe kulmin e acarimit të marrëdhënieve.Rivaliteti amerikano-sovjetik dhe, për pasojë edhe “lufta e ftohtë”, morën fund me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1990.• Renditni vendimet kryesore të Konferencës së Jaltës.• Evidentoni ndryshimet territoriale që pësoi Evropa në Konferencën e Paqes në Paris.• Shpjegoni qëllimin dhe detyrat që ka Organizata e Kombeve të Bashkuara.• Interpretoni konceptin “Luftë e Ftohtë” dhe vini në dukje rajonet ku ky konflikt u paraqit si “Luftë e Nxehtë”. Provoni veten duke shkruar• Imagjinoni sikur jeni përfaqësues i Bashkimit Sovjetik në një nga konferencat e zhvilluara gjatë dhe pas Luftës II Botërore. Shkruani disa pretendime që do të paraqitnit përpara përfaqësuesve të fuqive të tjera, së bashku me argumentet përkatëse.Verifikoni njohuritëHulumtoni dhe diskutoni156

