Page 159 - Demo
P. 159


                                    Tematika VIBujqësia në periudhën pas Luftës II Botërore1Vitet e fundit të periudhës stalinisteNë vitin 1945, Bashkimi Sovjetik doli nga lufta si një prej vendeve që vuajtën pasojat më të rënda të saj. Humbjet njerëzore tejkaluan 20 milionë jetë, të shpërngulurit arritën në 25 milionë, ndërsa shkatërrimet materiale ishin të pallogaritshme. Për të rimëkëmbur ekonominë, qeveria shfrytëzoi burimet e brendshme, por edhe disa rrugë të tjera si:• puna e robërve të luftës, të cilët ishin rreth 2 milionë vetë;• dëmshpërblimet e luftës, si edhe mallrat e pajisjet e marra nga vendet e mundura;• importi i mallrave me çmime të ulëta prej vendeve të Evropës Lindore;• shfrytëzimi i punës vullnetare.Industria e rëndë vazhdoi të kishte përparësi, në dëm të asaj të lehtë dhe të mallrave të konsumit. Niveli i jetesës së popullsisë ishte shumë i ulët. Punohej me paga të vogla dhe orare të zgjatura.Në vitin 1950 u tejkalua niveli i prodhimit industrial të paraluftës dhe u rimëkëmb rrjeti hekurudhor. Ndërsa bujqësia mbeti nën nivelin e paraluftës.Në planin politik, paslufta shënoi një zhdukje të atyre pak lëshimeve që regjimi komunist kishte bërë gjatë viteve të luftës. Terrori dhe persekutimi i shoqërisë sovjetike u intensifikuan. Kudo mbizotëronte frika dhe pasiguria. U thellua ideologjizimi i jetës shoqërore, kulturore e shkencore. Marrëdhëniet me Perëndimin erdhën duke u përkeqësuar; në to pati ndikim të madh edhe ndërhyrja sovjetike në vendosjen e regjimeve komuniste, në veçanti në vendet e Evropës Lindore dhe në Ballkan. Vendet ku u vendosën regjimet komuniste krijuan të ashtuquajturin “kampi socialist”. Në vitin 1947, Bashkimi Sovjetik prodhoi bombën atomike, duke nisur kështu garën e armatimit me ShBA-në dhe të ashtuquajturën “luftë e ftohtë”. Stalini vdiq më 5 mars 1953. Përpjekja për liberalizim dhe restaurimi brezhnjevianMeqenëse Stalini nuk la ndonjë figurë politike trashëgimtare, menjëherë pas vdekjes së tij shpërtheu një luftë e brendshme, e ashpër për pushtet, e cila çoi deri në eliminimin e shefit të shërbimit sekret, Lavrentij Beria. Fitues i kësaj beteje doli Nikita Hrushov, i cili u shpall Sekretar i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (1953) dhe më pas, kryeministër (1958).Bashkimi Sovjetik (1945–1990) Tema 2GrmicëhistorikeNë Bashkimin Sovjetik gjendeshin shumë burgje dhe kampe pune (gulag) ku vuanin dënimet, kryesisht politike, miliona njerëz. Në shumë raste, të burgosurit bënin në trupin e tyre tatuazhe me fytyrat e Leninit dhe Stalinit, sepse rojave nuk u lejohej të qëllonin mbi imazhet e udhëheqësve më të lartë të vendit.Ndërtimi i hekurudhave në periudhën pas Luftës II Botërore2157
                                
   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163