Page 16 - Demo
P. 16


                                    Popujt e lashtë të Gadishullit Apenin1Themelimi i Romës dhe banorët e hershëm të sajRoma e lashtë ndodhej aty ku ndodhet edhe sot, pothuajse në mes të Gadishullit Apenin. Në mjedisin gjeografik të favorshëm të këtij gadishulli, që në mijëvjeçarin I pr.K., jetonin fise të ndryshme, si: italikët (ku bënin pjesë latinët, sabinët, samnitët), etruskët, grekët, japigët, mesapët etj. Ndër këta popuj, gjatë shekujve VIII-VI pr.K., më të zhvilluarit ishin etruskët, me origjinë ende të papërcaktuar, që jetonin në krahinën e Etrurisë. Në periudhën e lulëzimit të tyre, etruskët e kishin shtrirë ndikimin e tyre deri në Lacium, ku sundonin mbretërit etruskë nga dinastia e Tarkuinëve. Edhe reformatori i Romës, Servius Tuliusi ishte një mbret etrusk.Zbulimet arkeologjike kanë treguar se qyteti i Romës u themelua në vitin 753 pr.K. nga fiset latine e sabine. Ajo u ndërtua në shtatë kodra, në krahinën e Laciumit. Ekziston edhe një legjendë sipas së cilës Roma u formua nga vëllezërit, Remi e Romuli.Kalimi nga mbretëria në republikëHistoria e Romës ka kaluar nëpër tri periudha: mbretërore, republikane e perandorake.Në periudhën mbretërore (753-509 pr.K.), në Romë sunduan shtatë mbretër. Mbreti kishte funksionin e prijësit ushtarak, të kryepriftit dhe të kryegjyqtarit. Atë e këshillonte senati, që ishte këshilli i pleqve. Shoqëria ishte e ndarë në patricë (aristokratët e pasur) dhe plebenj (fshatarët, zejtarët, tregtarët dhe forca tjetër punëtore). Në Romë lindi edhe klientela, institucioni më i vjetër i shoqërisë romake. Klient quhej një i varfër që merrej në mbrojtje dhe përfitonte ndihmë ekonomike nga një i pasur (padron). Në këmbim, klienti duhej t’i shërbente padronit sipas nevojave të tij. Periudha mbretërore konsiderohet si periudha e kalimit të shoqërisë romake nga sistemi fisnor në shoqërinë e qytetëruar. Reformat e Servius Tuliusit, të ngjashme me ato të Solonit në Athinë, e goditën sistemin fisnor dhe i hapën rrugë një organizimi të ri shoqëror e politik. Në vitin 509 pr.K., romakët nën drejtimin e patricëve dëbuan mbretin etrusk, Tarkuin Superbin, dhe vendosën republikën.Tema 3 Qytetërimi antik romakGrmicëhistorikeRoma është qyteti, të cilin historia e vlerëson si “të përjetshëm”. Për një periudhë të gjatë të historisë botërore, ajo ishte qendra e botës nga pikëpamja politike, artistike, letrare dhe fetare: “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”.VENETËPadovëEtruskëLatinëKoloni heleneItalikëVenetë e japigëVeronëRomëNapoliBeneventoTarentSirakuzëPalermoAgrixhento KartagjenëDeti MesdheDeti TirrenJAPIGËLIGURËLATINËSAMNITËDAUNËLIGURËSABINËETRUSKËSIKANË14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20