Page 160 - Demo
P. 160


                                    Gjatë takimit të Hrushovit me presidentin amerikan, Xhon Kenedi, qershor 1961Hrushovi gjatë një vizite në Qendrën e Kërkimeve Agrokulturore, shtator 19593 4Me konsolidimin e pushtetit të tij, Hrushovi ndërmori një sërë hapash për liberalizimin e jetës së vendit, si:• denoncimin e kultit të individit të Stalinit dhe lirimin e shumë të burgosurve politikë;• tkurrjen e kompetencave të policisë sekrete dhe ndalimin e fushatave të spastrimeve;• u rrit hapësira për kritika ndaj arbitraritetit në organet partiake e shtetërore. Në aspektin ekonomik u hodh ideja e decentralizimit të kompetencave mes organeve qendrore dhe atyre lokale. Gjithashtu, iu kushtua një vëmendje më e madhe prodhimit të mallrave të konsumit, çka solli dhe një përmirësim të standardit të jetesës.Destalinizimi u shoqërua edhe me shfaqje të liberalizimit në jetën shoqërore, kulturore dhe artistike, sidomos në drejtim të botimit të librave që trajtonin tematika të cilat më parë ishin rreptësisht të ndaluara.Në politikën e jashtme pati disa përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Perëndimin dhe Jugosllavinë duke ndjekur politikën e bashkekzistencës paqësore. Vija politike e ndjekur nga Hrushovi shkaktoi kundërshtime nga udhëheqja më e lartë partiake dhe shtetërore, prandaj në tetor 1964, ai u shkarkua. Vendin e tij e zuri Leonid Brezhnjev, i cili ndaloi procesin e destalinizimit dhe të rehabilitimit të të përndjekurve, si dhe riktheu autoritetin e aparatit burokratik. U synua rritja e prodhimit bujqësor, por përsëri shumë produkte importoheshin nga jashtë. Niveli i jetesës ishte ndjeshëm nën atë të Perëndimit. U forcua roli i ideologjisë marksiste-leniniste në art, kulturë e shoqëri duke mbyllur ato hapësira të pakta lirie që ishin krijuar gjatë periudhës së Hrushovit. Si reagim ndaj rritjes së shtypjes dhe persekutimit, pati shfaqje të disidencës në art, letërsi, shoqëri. Vëmendje iu kushtua forcimit të potencialit ushtarak dhe politikës ndërkombëtare ekspansioniste. U shtyp çdo orvatje separatiste e vendeve të Bllokut Lindor. Në vitin 1968 u pushtua Çekosllovakia dhe në 1979, Afganistani. Me vdekjen e Brezhnjevit në 1982, sekretar i përgjithshëm u zgjodh Juri Andropov, i cili u zëvendësua në 1983 nga Konstantin Cernjenko. Fjalordisidencë – protestë kundër politikës zyrtare.ekspansion – strategjia politike e zgjerimit të territorit të një shteti nëpërmjet marrjes së territoreve nga shtete të tjera.158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164