Page 161 - Demo
P. 161


                                    Tematika VIReformat gorbaçoviane. Gllasnost dhe PerestrojkaMë 1985, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik u zgjodh Mihail Gorbaçov. Thellimi i krizës së sistemit socialist motivoi hartimin dhe zbatimin e një kursi reformash që në politikë njihet me emrin gllasnost (transparencë) dhe në ekonomi, me emrin perestrojka (ristrukturim).Në planin politiko-shoqëror, reformat u karakterizuan ndër të tjera nga:• nxitja e diskutimeve të hapura për aspekte të ndryshme të jetës;• emërimi i kuadrove të reja me një frymë më liberale;• rishikimi i rolit udhëheqës të Partisë Komuniste, i cili u shpreh edhe në propozimin e kandidaturave për deputetë jo vetëm nga radhët e partisë;• forcimi i rolit të parlamentit.Në planin ekonomik, parimi kryesor ishte rritja e rolit të nismës së lirë në ekonomi dhe mbështetja graduale në mekanizmin e tregut (kërkesë – ofertë). Disa nga drejtimet kryesore të reformave ishin:• vendosja e vetadministrimit dhe vetëfinancimit të ndërmarrjeve ekonomike;• lejimi i punës private sidomos në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë;• krijimi i ndërmarrjeve të përbashkëta me kapital të huaj.Prirja e përgjithshme liberalizuese ndikoi edhe në politikën e jashtme të vendit. Pati një përmirësim të ndjeshëm të marrëdhënieve me Perëndimin. Trupat sovjetike u tërhoqën nga Afganistani dhe nga vendet e Evropës Lindore, duke krijuar kështu mundësinë e rënies së regjimeve komuniste dhe duke hapur rrugën drejt lirisë. Këto reforma hasën në kundërshtimin si të forcave konservatore që kërkonin ruajtjen të paprekur të sistemit, ashtu edhe të atyre liberale që kërkonin reforma më të thella.• Shpjegoni faktorët që ndihmuan në rimëkëmbjen e ekonomisë sovjetike pas Luftës II Botërore.• Evidentoni hapat që u bënë në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve ‘50-të, në rrugën e destalinizimit.• Identifikoni orientimin e ekonomisë në Bashkimin Sovjetik si dhe problematikat që u shfaqën.• Krahasoni reformat e Nikita Hrushovit dhe Mikhail Gorbaçovit.• Analizoni drejtimet kryesore të politikës së jashtme të Bashkimit Sovjetik dhe konkretizojini ato me shembuj. Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Kongresi XX i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, me denoncimin e kultit të individit dhe krimeve të Stalinit, shënoi një moment kulmor në politikën e destalinizimit që ndërmori Hrushovi. Identifikoni disa ngjarje që tregojnë ndikimin e tij në arenën ndërkombëtare dhe shpjegoni reagimin sovjetik ndaj tyre.Të mendosh si historian: Qytetarë sovjetikë në radhë për të blerë produkte ushqimore.• Duke komentuar fotografinë, analizoni përparësitë e politikës ekonomike në Bashkimin Sovjetik në lidhje me zhvillimin industrial. Hulumtoni dhe diskutoniGorbaçovi, presidenti amerikan Regan dhe zv/presidenti Bush në një vizitë, Nju Jork, 7 dhjetor 19885159
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165