Page 162 - Demo
P. 162
2Poster për planin Marshall, 19471Tema 3 ShBA (1945–2000)GrmicëhistorikePresidenti Nikson ishte presidenti i parë i ShBA-së që vizitoi Kinën. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm në stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Termi “diplomacia e ping-pongut” u krijua kur amerikanët e parë që vizituan Kinën, qysh nga Lufta II Botërore, ishin skuadra përfaqësuese e ping-pongut e ShBA-së.Vitet e pasluftës – periudha e zhvillimit të shpejtë të ShBA-sëPërfundimi i Luftës II Botërore solli një përforcim të pozicionit ndërkombëtar të ShBA-së. Krahas kësaj, filloi të përvijohej edhe konkurrenca me BS-në për dominim global. ShBA-ja mori masa të gjithanshme për frenimin e ekspansionit komunist. Në vitin 1947, presidenti Truman shpalli “doktrinën Truman”, që konsideronte çdo ndërhyrje të BS në vende të tjera, si një sulm ndaj interesave amerikane. Në funksion të mbrojtjes nga rreziku sovjetik u krijua NATO, si aleancë ushtarake dhe politike. Gjithashtu, ShBA-ja vuri në zbatim planin “Marshall” për ndihmë ekonomike ndaj vendeve evropiane, propozuar nga Sekretari i Shtetit Xhorxh Marshall (George Marshall). Ky plan kishte dy objektiva: • të ndihmonte rimëkëmbjen e vendeve evropiane të shkatërruara nga lufta duke kufizuar ndikimin sovjetik;• të krijonte tregje të reja për mallrat amerikane.Presidenca e Ajzenhauerit (Dwight Eisenhower) karakterizohet nga një përparim i gjithanshëm, gjatë së cilës u dyfishua prodhimi kombëtar, u rritën ndjeshëm pagat e punonjësve, u zgjeruan programet për arsimin, sigurimet etj. Hapa të rëndësishëm u hodhën në drejtim të eliminimit të diskriminimit racial, sidomos në sistemin arsimor.Politika e jashtme dallohet nga prirja për zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve ndërkombëtare me mjete paqësore dhe bisedime.ShBA në vitet '60-'70Në zgjedhjet e vitit 1960 fitoi demokrati Xh. F. Kenedi (John Kennedy), i cili solli një frymë progresiste. Ai shpalli një program qeverisës që u quajt “Kufiri i Ri”. Sipas këtij programi, ShBA-ja do të fuqizohej duke shfrytëzuar në mënyrë më efikase burimet njerëzore e natyrore dhe duke reformuar aparatin shtetëror me anë të afrimit të të rinjve në politikë e administratë.Kenedi ndërmori një sërë masash në fushën ekonomike, sidomos për uljen e papunësisë, investimet publike etj. Në aspektin social, uli moshën e pensionit, ofroi më shumë asistencë sociale dhe hartoi një plan për uljen e taksave.Kenedi gjatë fushatës zgjedhore të vitit 1960160

