Page 163 - Demo
P. 163


                                    Tematika VIProtesta të qytetarëve amerikanë kundër luftës në Vietnam4Fjalimi i Martin Luter Kingut gjatë marshimit të madh, Uashington 19633Ai bëri përpjekje për uljen e tensioneve me Bashkimin Sovjetik, e njohur si detantë, por edhe iu përgjigj me vendosmëri përpjekjeve sovjetike për shtrirjen e influencës së tyre, siç ishte shembulli i krizës kubane më 1962. Kjo periudhë shënon edhe fillimin e ndërhyrjes amerikane në Vietnam.Kenedi miratoi disa programe për ndihmën ndaj vendeve të varfra në Amerikën Latine, por edhe në Afrikë e Azi. Në këtë kuadër u krijua edhe “Korpusi i Paqes” me të rinj vullnetarë. Ai u vra më 22 nëntor 1963, në Dallas të Teksasit. Pas vrasjes së Kenedit, vendin e tij e zuri zëvendëspresidenti Lindon Xhonson (Lindon Johnson). Ai shpalli programin e quajtur “Shoqëria e Madhe”. Ky program bazohej në rritjen e mirëqenies, zhdukjen e varfërisë dhe mundësitë e barabarta për të gjithë. Falë tij, u forcuan pozitat e shtresës së mesme.Shoqëria amerikane është karakterizuar gjithnjë nga një diversitet i gjerë social, kulturor, fetar dhe etnik. Në vitet ’60, u intensifikua shumë lëvizja kundër diskriminimit racial në ShBA, që kulmin e arriti më 1963, me një marshim të madh, të udhëhequr nga Martin Luter King, në Uashington. Në përkrahje të kësaj lëvizjeje, presidenti Xhonson eliminoi ndarjen raciale dhe kufizimet e së drejtës së votës për popullsinë me ngjyrë. Gjithashtu, morën hov edhe lëvizjet rinore dhe feministe, si protestë ndaj autoritarizmit dhe konformizmit të shoqërisë amerikane. Xhonsoni zgjeroi ndërhyrjen amerikane në Vietnam, gjë që u kundërshtua me vendosmëri nga opinioni publik amerikan. Në këto vite u zhvillua edhe lëvizja hipi (hippie).Zgjedhjet e vitit 1968 sollën republikanin Riçard Nikson (Richard Nixon) si president. Ai zbatoi politika konservatore në fushën ekonomike dhe sociale. Niksoni realizoi një tërheqje graduale nga Vietnami, që zgjati deri në mars 1973. Ai arriti që të përmirësonte ndjeshëm marrëdhëniet me Kinën. Ky president mbahet mend për skandalin Watergate, që shkaktoi edhe dorëheqjen e tij.Pas periudhës së Xherald Fordit (Gerald Ford) dhe Xhimi Karterit (Jimmy Carter), presidencën e mori republikani Ronald Regan (Ronald Reagan). Nga Regani te KlintoniVitet '80 me Reganin karakterizohen nga një kurs neokonservator, që synonte të mbështeste vlerat e individit, të nismës së lirë dhe të demokracisë. Nëpërmjet politikave të uljes së taksave dhe inflacionit, liberalizimit të tregtisë, u krijuan rreth 13 milionë vende pune. Nga ana tjetër, ai zgjeroi deficitin e bilancit publik, sidomos për shkak të rritjes së shpenzimeve për armatime.Në politikën e jashtme, administrata Regan ndoqi një kurs të vendosur kundër BS-së duke intensifikuar garën e armatimeve dhe duke e shtrirë atë edhe në kozmos, nëpërmjet programit “Lufta e Yjeve”. Njëkohësisht u zhvilluan bisedime për çarmatim mes ShBA-së dhe BS-së synuan pakësimin e armëve bërthamore. Pas Reganit, në pushtet vazhdoi të ishte Partia Republikane me Xhorxh Bush (George Bush). Në këtë periudhë, qeveria amerikane mbështeti vendosjen e qeverive demokratike në vendet e Evropës Lindore që çoi edhe në shpërbërjen e “kampit socialist”.Fjalorhippie – përfaqëson një person në vitet ’60, me paraqitje jokonvencionale, që refuzon përgjithësisht normat e pranuara në shoqëri.161
                                
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167