Page 164 - Demo
P. 164
Në vitin 1992, president i ShBA-së u zgjodh demokrati Bill Klinton (Bill Clinton), i cili erdhi në pushtet me moton “Njerëzit janë të parët”. Presidenca e Klintonit karakterizohet si periudha më e gjatë e rritjes ekonomike në historinë e ShBA-së. Ai reduktoi deficitin e bilancit publik, duke e kthyer atë në surplus për herë të parë që prej 30 vjetësh. U shtuan investimet në teknologji, arsim dhe në kujdesin shëndetësor. Një nga fushat prioritare ishte mbrojtja e mjedisit. Presidenti Klinton përkrahu pa rezerva luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Në zgjedhjet e vitit 2000, president u zgjodh Xhorxh U. Bush (George Walker Bush), djali i ish-presidentit Bush.• Renditni arsyet e hartimit dhe zbatimit të “doktrinës Truman” dhe “Planit Marshall”.• Ç’synonte programi “Kufiri i Ri” i presidentit Kenedi për problemet ekonomiko-shoqërore?• Përshkruani disa nga reformat e suksesshme të presidentit Klinton.• Analizoni dinamikën e politikës së jashtme amerikane në marrëdhëniet me BS.• Krahasoni drejtimet e politikës ekonomike të presidentëve Regan dhe Klinton.Provoni veten duke shkruar• Bazuar në njohuritë tuaja, shkruani një ese me temë: \amerikane e jetesës).Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Shprehni gjykimin tuaj përse presidenti i ShBA-së, Xhon Kenedi, megjithëse nuk arriti dot të mbyllte as mandatin e tij të parë, është një ndër presidentët më të dashur jo vetëm për amerikanët, por edhe më gjerë, edhe në ditët tona.Mendo si historian: Anëtarë të organizatës raciste “Ku-Kluks-Klan” kanë qenë një instrument i qarqeve radikale raciste në ShBA.• Jepni mendimin tuaj mbi rrënjët e diskriminimit racial në ShBA.• Përse diskriminimi racial ishte më i pranishëm në shtetet jugore të ShBA-së?• Gjykoni mbi rolin e shoqërisë civile në luftën kundër diskriminimit dhe në përmirësimin e pozitës së popullsisë me ngjyrë në ShBA.Hulumtoni dhe diskutoniZgjedhja e Klintonit si president, 1992, (djathtas) zgjedhja e Xhorxh Bushit si president, 20005162

