Page 165 - Demo
P. 165
Tematika VIKushtet historike të procesit të dekolonizimitNë prag të Luftës II Botërore, rreth 710 milionë njerëz (afërsisht 1/3 e popullsisë botërore) ndodheshin nën sundimin kolonial. Lufta përfshiu edhe shumë vende të kolonizuara dhe ndikoi në rritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullsisë së tyre, duke ndryshuar rrënjësisht marrëdhëniet me vendet kolonizatore.Fuqitë e mëdha kolonizuese si Britania, Franca, Holanda etj., dolën nga lufta thuajse të dërrmuara, duke e pasur kështu të pamundur rivendosjen e kontrollit të plotë mbi kolonitë e tyre.Dekolonizimi Tema 4GrmicëhistorikeNë vitin 1945, nga 51 shtete të përfaqësuara në OKB në çastin e krijimit të saj, Afrika dhe Azia nuk numëronin më shumë se 3 dhe 9 shtete respektivisht. Pjesa tjetër e këtyre kontinenteve ishin territore nën kontrollin e Fuqive të Mëdha, pra koloni apo zona me status të ngjashëm.Nga ana tjetër, dy superfuqitë, ShBA dhe BS përkrahën lëvizjet çlirimtare të kolonive, secili për arsyet e veta. BS e konsideronte sistemin kolonial si një formë të veçantë të imperializmit dhe kapitalizmit. ShBA, në parim, mbronte vetëvendosjen, duke inkurajuar shtetet evropiane që të negocionin tërheqjen e shpejtë nga kolonitë. Aspiratat për pavarësi të popujve të kolonizuar, të përforcuara edhe nga lufta, u karakterizuan ndër të tjera nga:• një refuzim i ideve politike dhe mënyrës së jetesës që vinte nga Evropa, në emër të kulturës tradicionale;• përqafimi i ideve të Revolucionit Francez (liri, barazi dhe vëllazëri), sidomos në vendet me elita lokale të shkolluara në Perëndim; • frymëzimi nga idetë marksiste, shpesh të përziera me nacionalizmin.Procesi i dekolonizimit nuk ishte i njëtrajtshëm. Në disa zona ai ishte paqësor, ndërsa në disa të tjera ishte rezultat i një lufte të gjatë dhe të ashpër. Qenë Revolucioni indonezian i vitit 1945, pika e nisjes së dekolonizimit të Indonezisë. Pikturë murale1163

