Page 166 - Demo
P. 166
Helikopterë të ushtrisë amerikane zbarkojnë 3trupat tokësore në Vietnam, mars 1965.të pakta vendet që, pasi fituan pavarësinë, arritën të krijonin qeverisje të qëndrueshme e demokratike; të tjerat kaluan në diktatura apo luftëra civile.Pavarësia në rrugë paqësoreNë Konferencën e Paqes në Paris, pas Luftës I Botërore, disa vende si Iraku, Siria, Libani dhe Jordania morën statusin e mandateve. Iraku fitoi pavarësinë në fillim të viteve '30 të shek. XX, ndërsa Siria dhe Libani e fituan atë menjëherë pas Luftës II Botërore. Nga ana tjetër, Egjipti u shpall shtet i pavarur më 1922. Tërheqja britanike nga Palestina vendosi përballë arabët dhe izraelitët në një konflikt që vazhdon edhe sot. Procesi i arritjes së pavarësisë së Indisë ka një rëndësi të veçantë për shkak të:• rrugës së rezistencës paqësore, të ndjekur nga nacionalistët indianë, udhëhequr nga Mahatma Gandi;• pasojave gjeopolitike të shprehura në krijimin e dy shteteve të pavarura (Indisë dhe Pakistanit më 1947), bazuar përgjithësisht në përkatësitë fetare.Procesi i tërheqjes, pak a shumë paqësore, nga kolonitë vazhdoi me pavarësitë e vendeve të Afrikës, ndër të cilat mund të përmenden Nigeria, Gana, Senegali, Kongoja belge (sot Republika Demokratike e Kongos) etj. Vetëm gjatë vitit 1960 fituan pavarësinë rreth 17 vende. Fuqitë evropiane u munduan të ruajnë lidhjet me ish-kolonitë e tyre.Shpallja e pavarësisë u shoqërua me probleme të shumta politiko-shoqërore, që i kishin fillesat jo vetëm në kohën e kolonizimit, por edhe në ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha për të ruajtur dhe krijuar sfera ndikimi.Në disa raste, shpallja e pavarësisë i shërbeu mbajtjes së pushtetit nga një pakicë e popullsisë. Të tilla ishin pavarësimi i Afrikës së Jugut dhe Rodezisë (sot Zimbabve), ku popullsisë me ngjyrë iu deshën vite lufte dhe përpjekjesh për arritjen e të drejtave të tyre.Pavarësia si rezultat i luftës së armatosurNë një pjesë të madhe të vendeve të Afrikës Veriore u fuqizuan lëvizjet për pavarësi kombëtare të udhëhequra nga elitat patriotike vendase. Në vitin 1956, Franca u detyrua të njohë pavarësinë e Marokut dhe të Tunizisë. Në fillim të viteve '50 filloi lëvizja çlirimtare algjeriane, e cila krijoi Frontin e Çlirimit Kombëtar nën udhëheqjen e Ben Bellas. Rezistenca e armatosur u intensifikua shumë, duke kulmuar në vitet 1957-1958. Prania e mbi 1 milion francezëve e bënte të vështirë shkëputjen, por në vitin 1962 u arrit marrëveshja për një referendum. Rezultati i këtij referendumi ishte pavarësia e Algjerisë.Mahatma Gandi 2164

