Page 168 - Demo
P. 168


                                    Në Vietnam, me përfundimin e luftës forcat komuniste shpallën pavarësinë nga Franca. Pas negociatash të dështuara për njohje, në vend filloi një luftë e përgjakshme mes forcave komuniste, me në krye Ho Shi Min, kundër francezëve dhe nacionalistëve. Në vitin 1954, Vietnami u nda në dy pjesë: Veriu ishte nën kontrollin e komunistëve, kurse në Jug sundonin nacionalistët. Në përkrahje të këtyre të fundit, në Vietnamin e Jugut nisën të vendosen gradualisht forca të shumta amerikane. Konflikti i hapur shpërtheu më 1964 dhe vazhdoi deri në vitin 1973, kur trupat amerikane u tërhoqën. Vietnami u bashkua nën regjimin komunist në vitin 1975. Po këtë vit, kolonitë portugeze të Angolës dhe të Mozambikut fituan pavarësinë pas përmbysjes së regjimit diktatorial në Portugali.Ngjarja e fundit me një ndikim të madh botëror ishte fundi i regjimit të aparteiditnë Afrikën e Jugut më 1990 dhe zgjedhja e Nelson Mandelës si president. Kalimi i Hong Kongut dhe Makaos nën sovranitetin e Kinës në fund të viteve ’90 shënon përmbylljen e periudhës së dominimit planetar të njeriut të bardhë.• Shpjegoni përse procesi i dekolonizimit u intensifikua sidomos pas Luftës II Botërore.• Renditni disa prej kolonive britanike në Afrikën e Zezë që fituan pavarësinë në vitet ’50-’60.• Analizoni rrugët e përdorura për arritjen e pavarësisë nga vende të ndryshme në kuadër të procesit të dekolonizimit.• Evidentoni ngjashmëritë dhe dallimet e procesit të dekolonizimit në Afrikë dhe në Azi.• Tregoni rrugën e zgjedhur nga Gandi për pavarësinë e Indisë nga Britania e Madhe.Provoni veten duke shkruar• Bëni kërkime mbi përkrahjen që opinioni publik dhe intelektual evropian u dha lëvizjeve antikoloniale dhe paraqitini informacionet e mbledhura në formë të shkruar.Verifikoni njohuritëFjalorstatusi i mandateve – vendosja e territoreve nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve, duke u dhënë atyre mundësinë për vetadministrim dhe zhvillim, me qëllim arritjen e pavarësisë.aparteid – një politikë ose sistem ndarjeje apo diskriminimi për shkak të racës (por jo vetëm).Hulumtoni dhe diskutoniMendoni në mënyrë kritike: Në rast se do të ishit anëtar i një lëvizjeje për pavarësi të një vendi të kolonizuar, cila do të ishte strategjia juaj për të arritur çlirimin?Mendo si historian: Deri para disa vitesh, kur bëhej një telefonatë nga Brazavili (Kongo) në anën tjetër të lumit, në Kinshasa (Zaire), sinjali telefonik do të kalonte nëpërmjet linjave transatlantike, në Francë, më pas në Belgjikë, dhe pastaj do të arrinte në Zaire. Kjo ndodhte sepse rrjetet telefonike të të dyja kolonive u përkisnin respektivisht kompanive telefonike të Francës dhe Belgjikës, duke pasur për pasojë një kosto marramendëse për popullsinë lokale.• Arsyetoni për periudhën paskoloniale. A mendoni se ajo solli zhvillim ekonomik, politik dhe shoqëror për vendet që fituan pavarësinë?5 Nelson Mandela pas zgjedhjes si president, në vitin 1990166
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172