Page 169 - Demo
P. 169
Tematika VIMilano, gjatë votimit për referendumin e 2 qershorit 19462Toliati dhe De Gasperi (i pari dhe i dyti djathtas), me drejtues të tjerë të partive të tyre, tetor 19451Kalimi nga diktatura fashiste në demokraciViti 1945 e gjeti Italinë të ndarë në dy pjesë. Në jug, që ishte nën kontrollin anglo-amerikan, kishte rifilluar veprimtaria e partive politike të majta dhe të djathta. Ndër to, dy më kryesoret ishin Partia Komuniste Italiane, nën drejtimin e Palmiro Toliatit (Palmiro Togliatti), dhe Partia Popullore (më pas Partia Demokristiane), me Alçide de Gasperin (Alcide de Gasperi). Të dyja këto parti dhe drejtuesit e tyre do të luanin rol të rëndësishëm në Italinë e pasluftës.Sfidat kryesore që shtroheshin në procesin e transformimit të Italisë nga diktatura në demokraci kishin të bënin me çrrënjosjen e fashizmit dhe rivendosjen e sistemit demokratik të qeverisjes.Për të tejkaluar gjendjen e vështirë ekonomike, në vitet 1944-1947 u krijuan disa qeveri të bazuara në koalicione të gjera. U hodhën hapa përpara në reformimin e qeverisjes dhe ripërtëritjen e administratës, si dhe për defashistizimin e saj. Gjithashtu, u morën masa për tejkalimin e vështirësive ekonomike nëpërmjet vendosjes së tatimit mbi fitimet e luftës, ndarjes së tokave etj.Referendumi i 2 qershorit 1946 sanksionoi formën republikane të qeverisjes. Në vitin 1947 u miratua kushtetuta e Republikës Italiane dhe, në të njëjtin vit, u nënshkrua traktati i paqes në Paris, si pasojë e të cilit Italia humbi kolonitë e saj dhe u detyrua t’u paguante dëmshpërblim shteteve fituese. Italia u rreshtua plotësisht në sistemin e aleancave diplomatike dhe ushtarake të Perëndimit, që do të zyrtarizohej më 1949, me hyrjen në NATO. Italia e “mrekullisë ekonomike”Në vitet e pasluftës, vëmendja u përqendrua në rimëkëmbjen e ekonomisë, arritjen e standardit të jetesës së paraluftës dhe në luftën kundër inflacionit. Rëndësi të veçantë në këtë drejtim pati “Plani Marshall” dhe ndihmat e marra në kuadrin e tij.Politika ekonomike e qeverive italiane ishte e orientuar drejt nxitjes së iniciativës private dhe kufizimit të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Arkitekti i kësaj politike ishte Luixhi Einaudi (Luigi Einaudi), guvernator i Bankës së Italisë, ministër i Financave dhe më pas presidenti i parë i Republikës Italiane. Duke filluar nga gjysma e dytë e viteve '50 dhe përgjatë viteve '60, Italia 1945-2000 Tema 5GrmicëhistorikeNga viti 1945 deri në vitin 2015, Italia është drejtuar nga plot 62 qeveri. Qeveria me jetën më të shkurtër ka qenë një prej qeverive të kryesuara nga politikani shumë i njohur, Xhulio Andreoti (Giulio Andreotti, shtatë herë kryeministër), i cili ka qëndruar në pushtet vetëm 9 ditë. Nga 62 qeveritë, vetëm dy prej tyre kanë përfunduar mandatin e plotë prej katër vjetësh.167

