Page 17 - Demo
P. 17
Tematika IInstitucionet shtetërore në periudhën republikane 2Periudha e Republikës (509-30 pr.K.)Në fillimet e saj, republika romake ishte aristokratike, pasi pushteti i saj ndodhej në duart e klasës së patricëve. Dy zyrtarët e lartë (konsujt) që zëvendësuan pushtetin e mbretit, zgjidheshin nga radhët e patricëve. Senati ishte një institucion shumë i rëndësishëm, i cili zotërohej nga paria e patricëve. Plebenjtë nuk mund të ishin anëtarë të tij, megjithëse kishin marrë pjesë së bashku me patricët në vendosjen e republikës. Gjendja e plebenjve ishte e rëndë. Kështu, ndërmjet plebenjve dhe patricëve u zhvillua një luftë e gjatë dhe e ashpër. Për pasojë, patricët nuk i ruajtën për një kohë të gjatë privilegjet e tyre dhe bënë lëshime pas lëshimesh. Me anë të secesioneve, plebenjtë fituan disa të drejta, si të drejtën për të pasur përfaqësuesit e tyre (tribunët), të cilët do të mbronin interesat e tyre dhe ishin të paprekshëm. Ata gëzonin të drejtën për të ndaluar veprimet e padrejta që mund të ndërmerrnin konsujt apo senati ndaj plebenjve, përmes shfrytëzimit të së drejtës së “vetos”. Në vitin 450 pr.K., plebenjtë arritën një fitore tjetër, për të cilën kishin luftuar: kodifikimin e ligjeve. Ligjet u gdhendën në dymbëdhjetë tabela bakri dhe u ekspozuan në qendër të qytetit (që të shiheshin nga të gjithë), për të shmangur në këtë mënyrë abuzimet në zbatimin e tyre. Fitore të tjera ishin: lejimi i martesave mes plebenjve dhe patricëve dhe, më e rëndësishmja, zgjedhja e njërit prej konsujve nga radhët e plebenjve. Kjo e ngriti nivelin e demokracisë në Republikën Romake, megjithëse shtresa e plebenjve që merrte pjesë ishte e pasur. Këta të fundit, së bashku me patricët, krijuan shtresën e nobilitetit. Senati• Drejton politikën e brendshme dhe të jashtme.• Kontrollon veprimtaritë e magjistratëve.• Propozon ligjet.Dy konsuj (zgjidhen çdo vit)• Komandojnë ushtrinë.• Thërrasin dhe kryesojnë senatin.MAGJISTRATË MAGJISTRATËPretorët (zgjidhen çdo vit)• Administrojnë drejtësinë.Decemvirët(komisione që zgjidhen për 6 muaj në raste të jashtëzakonshme)Diktatorët(zgjidhen për 6 muaj në raste të jashtëzakonshme, me fuqi absolute)Institucione të jashtëzakonshmeZgjedhKuestorët (zgjidhen çdo vit)• Administrojnë thesarin e shtetit.Censorët (zgjidhen çdo vit)• Regjistrojnë popullsinë.Edilët (zgjidhen çdo vit)• Administrojnë punët publike.Kuvendet (komiciet) e centurive Kuvendet e kurive Kuvendet e tribuveTribunët e popullit (zgjidhen çdo vit)• Mund të anulojnë vendime që merren kundër plebenjve (veto)ZgjedhinZgjedhinNjë ilustrim i senatit romak315

