Page 170 - Demo
P. 170


                                    Firmosja e Traktatit të Romës, 25 mars 195745ekonomia italiane shënoi një periudhë zhvillimi të shpejtë, e cila njihet edhe si “mrekullia ekonomike italiane”. Kjo periudhë karakterizohet nga një modernizim i përshpejtuar i bazës ekonomike. Për herë të parë, sektori industrial punësoi shumicën relative të popullsisë aktive (38%), i ndjekur nga sektori i shërbimeve e më pas nga ai bujqësor. Ritmi i rritjes së prodhimit industrial për vitet 1953-1966 ishte nga 3% deri në 7% në vit. Pati një zhvillim të konsiderueshëm të degëve të ndryshme të industrisë, si: prodhimi i automobilave, elektroteknika, industria kimike e ushqimore etj. Firmat italiane, si: Fiat, Pirelli, Olivetti etj., u bënë ndër më të fuqishmet dhe modernet në Evropë. Investimet shtetërore luajtën një rol të rëndësishëm në sektorin e infrastrukturës, në zgjerimin e sektorit publik të ekonomisë dhe në rritjen e nivelit të kërkesës së brendshme. Kjo rritje e vrullshme solli zgjerimin dhe konsolidimin e shtresës së mesme. Sektorët e turizmit dhe hotelerisë, bashkë me shërbimet e tjera që lidhen me ta, u bënë degë shumë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Italisë. Bregdeti i madh dhe i përshtatshëm, pasuritë e pafundme artistike, kulturore e arkeologjike favorizonin turizmin. Me krijimin e Tregut të Përbashkët Evropian, Italia u bë një nga anëtarët themelues të kësaj organizate, e cila u krijua me firmosjen e Traktatit të Romës në vitin 1957.Zhvillimi ekonomik i Italisë, ndonëse nga njëra anë i vrullshëm, pati edhe një kosto shoqërore jo të vogël. Në periudhën e viteve '50-'70, në Itali papunësia ishte më e larta në Evropë: 5,5%. Për rrjedhojë, për rreth dy dekada pati një proces migrimi të popullsisë që vazhdoi deri në vitet ’70. Në këtë periudhë, rreth 9 milionë vetë braktisën rajonet e origjinës duke lëvizur në dy drejtime: nga fshati drejt qytetit dhe nga jugu drejt qendrës e veriut.Vitet '80 -'90 karakterizohen nga privatizimi i një pjese të sektorit shtetëror të ekonomisë lidhur me energjinë elektrike, transportin hekurudhor etj.Jeta politikeSkena politike italiane e pasluftës dallohet për mungesën e stabilitetit në qeverisje. Mosmarrëveshjet ndërmjet partive politike dhe grupimeve të tjera ishin shumë të theksuara, aq sa qeveritë zëvendësonin njëra-tjetrën për shkak të mungesës së mbështetjes së parlamentit. Jeta politike në Itali u sundua nga parti të mëdha, si: Partia Demokristiane, Partia Modelet e Fiat 500, 19573Fiat 600168
                                
   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174