Page 171 - Demo
P. 171


                                    Tematika VIXhovani Spadolini 6Betino Kraksi 7Komuniste dhe Partia Socialiste. Partia Demokristiane ka qenë parti e qendrës dhe e ka drejtuar vendin në koalicion me forca të tjera politike. Në periudhën mes viteve 1947-1962, Partia Demokristiane formoi qeveri koalicioni me parti të tjera të qendrës, si liberalët dhe socialdemokratët. Më pas, qeverisja u bazua në koalicion më të gjerë, mes pesë forcave politike të qendrës: demokristianët, socialdemokratët, liberalët, republikanët dhe socialistët. Në vitet ’80 u shënua një rënie e mbështetjes së demokristianëve. Për këtë arsye, Partia Demokristiane e lëshoi drejtimin e qeverisë së koalicionit në favor të partive të tjera pjesëmarrëse në të. Në vitet 1981-1982, kryeministër ishte Xhovani Spadolini (Giovanni Spadolini, Partia Republikane) dhe më pas Betino Kraksi (Bettino Craxi, Partia Socialiste).Në fillim të viteve '90, zbulimi i skandaleve të shumta të korrupsionit të drejtuesve të shtetit dhe të partive politike pjesëtare të koalicionit qeveritar, i dha një goditje të fortë skemës qeverisëse të deriatëhershme. Kjo periudhë shënoi fundin e partive tradicionale, si Partia Demokristiane dhe ajo Socialiste, si dhe solli ndryshime të thella në jetën politike italiane. Partia Komuniste iu nënshtrua një procesi të thellë ndryshimesh drejt së majtës moderne socialdemokrate duke u bërë pjesë e Internacionales Socialiste. Nga ana tjetër e spektrit politik, dolën në skenë forca të tjera politike si “Lidhja e Veriut” me karakter autonomist dhe antiemigrant, apo partia “Forca Italia” e drejtuar nga biznesmeni Silvio Berluskoni, e cila fitoi zgjedhjet e vitit 1994.Ndërkohë, në disa referendume të zhvilluara në vitin 1993, votuesit miratuan ndryshime thelbësore, duke përfshirë kalimin nga një sistem elektoral proporcional, në një tjetër me trajta të theksuara maxhoritare, me qëllim nxitjen e stabilitetit politik.Në vitet 1996-2001, panorama politike italiane u dominua nga një sërë koalicionesh të partive të qendrës së majtë.• Evidentoni rrethanat që bënë të mundur ringjalljen e veprimtarisë së partive politike në Itali.• Analizoni ndryshimet që ndodhën pas luftës në organizimin politik të Italisë, duke nxjerrë në pah ngjashmëritë dhe dallimet me vendet e tjera evropiane.• Shpjegoni cilat ishin partitë kryesore të Italisë dhe cilat ishin shkaqet e krizave të shpeshta qeveritare.Verifikoni njohuritëMendo si historian: Vetura Fiat 600 e vitit 1955 është një nga ikonat e “mrekullisë ekonomike italiane”. Kjo makinë, me koston e saj të ulët, realizoi ëndrrën e shumë familjeve italiane për të pasur një makinë.Analizoni rrugët nëpërmjet të cilave u bë i mundur zhvillimi i shpejtë i ekonomisë italiane në vitet 1950-1960.Mendoni në mënyrë kritike: Ndërrimi i shpeshtë i qeverive italiane pas Luftës II Botërore nuk e pengoi Italinë të renditet në 7 vendet më të industrializuara të botës. Analizoni faktorët që e kanë bërë të mundur këtë performancë të ekonomisë italiane.Hulumtoni dhe diskutoni169
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175