Page 172 - Demo
P. 172


                                    Qeveria e Republikës IV Franceze2Sharl de Gol gjatë vizitës në Tunizi, 19431Tema 6 Franca 1945-2000GrmicëhistorikeFranca është ndër vendet që kanë bërë histori lidhur me mbrojtjen dhe përhapjen e të drejtave të njeriut. Megjithatë, deri në vitin 1964, grave franceze nuk u lejohej të hapnin një llogari bankare ose të merrnin pasaportë pa lejen e bashkëshortëve të tyre.Franca gjatë Republikës së KatërtÇlirimi i Francës në vitin 1944, erdhi si pasojë e veprimeve luftarake angloamerikane dhe e rezistencës franceze. Popullsia ishte ndarë mes një shumice që i kishte bërë ballë pushtimit, dhe një pakice që kishte bashkëpunuar me pushtuesit nazistë. I vetmi person që konsiderohej i aftë të bashkonte shoqërinë franceze ishte gjenerali Sharl de Gol (Charles de Gaulle), i cili kishte qenë në krye të rezistencës franceze. Zgjedhjet e vitit 1946 shënuan fitoren e partive kryesore të rezistencës antifashiste (komunistët, socialistët, Partia Republikane Popullore), të cilat zgjodhën De Golin si kryeministër. Duke mos arritur dot të diktojë mendimin e tij në lidhje me forcimin e pushtetit ekzekutiv, De Goli dha dorëheqjen. Në tetor 1946 u miratua kushtetuta e re, e cila e shpallte Francën republikë parlamentare (Republika IV).Jeta e Republikës së Katërt ishte e mbushur me mungesë stabiliteti: qeveritë që krijoheshin mbi bazën e koalicioneve, rrëzoheshin në një kohë të shkurtër. Këtë situatë e favorizonte ligji elektoral proporcional. Për më tepër, gjatë viteve ‘50-‘60, Franca u përball me probleme të shumta në marrëdhëniet me kolonitë e saj në Indokinë dhe Afrikën e Veriut. Në vitin 1954, Franca u tërhoq nga Vietnami dhe nga e gjithë Indokina, pas humbjeve të shumta njerëzore dhe materiale. Në këtë periudhë filloi shthurja e sistemit kolonial francez edhe në Afrikën e Veriut, ku më 1956 fituan pavarësinë Maroku dhe Tunizia. Konflikti në Algjeri mori forma të ashpra, duke rezultuar në konflikte mes ushtrisë, administratës franceze dhe lëvizjes çlirimtare algjeriane. Qëndrimi i qeverisë franceze ndikohej nga prania e një komuniteti të gjerë francez dhe nga opinioni publik që e konsideronte Algjerinë si një provincë franceze. Përpjekjet për dialog shkaktuan një tension të madh politik dhe u rrit rreziku për një grusht shteti. Në këto kushte, klasa politike franceze iu drejtua sërish gjeneralit De Gol. Kjo shënoi edhe fundin e Republikës së Katërt.Republika e Pestë FrancezePër të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe për të siguruar stabilitet, gjenerali De Gol nisi një proces reformash kushtetuese dhe politike. Në shtator 1958 u miratua kushtetuta e re, që shënoi kalimin në Republikën e Pestë. Organizimi i ri shtetëror parashikonte formën e republikës 170
                                
   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176