Page 173 - Demo
P. 173


                                    Tematika VIQytetarë francezë të riatdhesuar nga Algjeria, mbërrijnë në portin e Marsejës, 22 qershor 19624Poster që mbështeste referendumin për kushtetutën, 19583gjysmëpresidenciale (parlamentaro-presidenciale), në të cilën zgjeroheshin shumë kompetencat e presidentit dhe kufizoheshin ato të parlamentit. U ndryshua gjithashtu sistemi elektoral, i cili kaloi nga proporcional në maxhoritar, gjë që ndihmonte në krijimin e një shumice qeverisëse të qëndrueshme. Në dhjetor 1958, De Goli u zgjodh President i Republikës.Stabiliteti politik i arritur, i lejoi presidentit De Gol të zgjidhte përfundimisht çështjen algjeriane nëpërmjet bisedimeve. Ai u tregua i aftë t’u bënte ballë komploteve dhe terrorizmit të kundërshtarëve të shkëputjes algjeriane dhe, në vitin 1962, njohu pavarësinë e Algjerisë. Në vizionin e De Golit, humbja e kolonive nga Franca duhej të kompensohej me rifitimin e një roli më të madh në Evropë. Për të arritur këtë, ai mendonte se duhej të zvogëlohej roli i ShBA-së, sidomos në planin ushtarak. Nga ana tjetër, Franca kërkonte thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe financiar me Evropën. Vitet 1968-1969 janë vite të protestave të shumta studentore për reformimin e sistemit arsimor universitar. Po kështu, edhe punëtorët francezë u ngritën për plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike. Në vitin 1969, De Goli u tërhoq nga jeta politike. Në vitet 1969-1981, presidentë ishin Zhorzh Pompidu (Georges Pompidou)dhe Valeri Zhiskar D’Esten (Valéry Giscard d’Estaing), të cilët vazhduan kursin politik të përcaktuar nga De Goli. Në zgjedhjet e vitit 1981, president u zgjodh Fransua Miteran (François Mitterrand) i Partisë Socialiste. Nën drejtimin e tij, kjo parti ishte riorganizuar dhe kishte adoptuar një program pragmatist. Ai u rizgjodh president në vitin 1988, por u detyrua të bashkëqeveriste me një qeveri të djathtë, të dalë nga zgjedhjet e vitit 1986. Kjo bashkëqeverisje është një nga tiparet e politikës franceze.Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1993 fituan përsëri partitë e qendrës së djathtë dhe në vitin 1995, president u zgjodh përfaqësuesi i tyre Zhak Shirak (Jacques Chirac).Zhvillimi ekonomik i Francës së pasluftësPaslufta solli ndryshime thelbësore dhe modernizim të ekonomisë franceze. Kjo e fundit kishte një shkallë më të ulët industrializimi krahasuar me Britaninë apo Gjermaninë Perëndimore. Tradicionalisht, roli i shtetit në ekonominë franceze ka qenë i konsiderueshëm, si rezultat i politikave ekonomike “dirizhiste”. Ky rol evidentohej si në përcaktimin e drejtimeve të zhvillimit ekonomik me krijimin e Komisariatit të Planit në vitin 1946, ashtu edhe në praninë e një sektori shtetëror me peshë të madhe në ekonomi, si rezultat i shtetëzimeve në sektorin bankar, energjetik dhe minerar. Natyrisht që planifikimi funksiononte si një bashkëpunim i partnerëve ekonomikë më tepër sesa si një politikë autoritariste dhe diktuese.Franca ishte një nga përfituesit kryesorë të ndihmave në kuadër të “Planit Marshall”. Shpejt u tejkaluan nivelet ekonomike të paraluftës dhe ekonomia u rrit me ritme të shpejta. Roli i ekonomisë franceze u rrit sidomos pas fillimit të procesit të integrimit ekonomik të vendeve të Evropës Perëndimore. Fjalordirizhiste – (fr. diriger - drejtoj) sistem ekonomik, ku shteti ushtron një ndikim të fortë mbi investimin, në krahasim me një rol thjesht rregullator për shtetin.171
                                
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177