Page 174 - Demo
P. 174


                                    Valeri Zhiskar D’Esten dhe Fransua Miteran ditën e kalimit të pushtetit, 21 maj 19815 Francezët Robert Shuman (Robert Schuman) dhe Zhan Mone (Jean Monnet) ishin ndër nismëtarët e krijimit të Komunitetit Evropian të Çelikut dhe Qymyrit në vitin 1951 dhe, më pas, Komunitetit Ekonomik Evropian, në vitin 1957. Në fillimet e pushtetit të Fransua Miteranit, politikat e tij ekonomike u karakterizuan nga një valë shtetëzimesh, subvencionim shtetëror i ndërmarrjeve në krizë, shkurtim i kohëzgjatjes së punës dhe rritje e pagesave të shtetit social. Problemet e vazhdueshme të rritjes ekonomike të dobët dhe vështirësitë me bilancin publik e detyruan qeverisjen e Miteranit të braktisë politikën dirizhiste në favor të një zvogëlimi të rolit të shtetit në ekonomi dhe të kryejë privatizime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Politika ekonomike liberale e presidentit Zhak Shirak në vitet ‘90 pati një rol stimulues dhe fuqizues për ekonominë franceze.• Evidentoni tiparet e sistemit ekonomik në Francë, duke vënë në dukje veçoritë e tij krahasuar me vendet e tjera. • Shpjegoni arsyet e kalimit nga Republika e Katërt në atë të Pestë Franceze.• Analizoni bashkëqeverisjen president-qeveri në Francë. • Përse pavarësia e Algjerisë ishte një ngjarje kaq e rëndësishme në historinë e Francës? Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Sjellja e francezëve kundrejt punës dhe kohës së lirë dallon nga sjellja e amerikanëve. Shprehni mendimin tuaj lidhur me këtë dallim.Hulumtoni dhe diskutoni172
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178