Page 175 - Demo
P. 175


                                    Tematika VIRevolucioni laburist në Britaninë e pasluftësBritania e Madhe fitoi luftën, por kishte humbur njëherë e përgjithmonë rolin e saj si fuqi e madhe botërore. Në Evropë, ndikimi anglez ra ndjeshëm si rezultat i rritjes së ndikimit amerikan dhe atij sovjetik.Në zgjedhjet e korrikut 1945 fitoi Partia Laburiste, e cila formoi qeverinë e re me në krye Klement Atli (Clement Atlee). Programi laburist përmbante si pikë kryesore ndërtimin e të ashtuquajturit welfare state (Shteti i Mirëqenies), i cili synonte të ofronte shërbimet shëndetësore bazë për të gjithë dhe arsimin publik falas, si dhe ndërtimin e një sistemi sigurimesh, në rast papunësie. Mes viteve 1946-1948 u krijua Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (që ofronte shërbime falas), sistemi i kontributeve për sigurimet shoqërore, një program për ndërtimin e banesave sociale etj. Një tjetër element i rëndësishëm i programit ishte dhe forcimi i rolit të shtetit në ekonomi. Shumë sektorë kyç të ekonomisë u shtetëzuan, si: postat, aviacioni civil, industria e qymyrit, e çelikut etj. Për të financuar masat e mësipërme, Atli u detyrua të rriste taksat, të bllokonte rritjen e pagave dhe pensioneve dhe të thellonte borxhin e jashtëm, sidomos kundrejt ShBA-së. Në këtë mënyrë, u krijuan kushtet që ekonomia britanike jo vetëm të përballonte vështirësitë e shkaktuara nga lufta, por edhe të përmirësonte nivelin e jetesës në mënyrë të ndjeshme.Krahas vështirësive ekonomike, Britania u përball edhe me lëvizjet për çlirim kombëtar, që morën hov pas Luftës II Botërore në kolonitë e saj. Për shkak të dobësisë së pasluftës dhe politikave paqësore laburiste, qeveria Atli, me përjashtim të lëvizjeve komuniste, nuk i kundërshtoi me forcë aspiratat çlirimtare të kolonive, kryesisht në Azi. Gradualisht, shumë vende fituan pavarësinë, duke filluar me Indinë në vitin 1947 dhe duke vazhduar me Birmaninë, Malajzinë etj. Lidhjet ekonomike, politike dhe financiare të Britanisë me ish-kolonitë e saj morën forma të reja në kuadrin e Komonuelthit Britanik. Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare, anëtarët e së cilës janë të lidhur për shkak të trashëgimisë politike. Aty përfshihen kryesisht ish-kolonitë britanike. Britania ishte anëtare themeluese e NATO-s dhe një nga kontribueset kryesore të qëndresës evropiane përballë bllokut lindor komunist.Britania (1945–2000) Tema 7GrmicëhistorikeKryeministrja britanike, Margaret Theçer (Margaret Thatcher) kishte dobësi për çantat e dorës (handbag). Asaj i pëlqente që ta konsideronte çantën si “vendin më të sigurt në Downing Street” (rezidenca e kryeministrit). Kështu, origjina e përdorimit të foljes to handbag (të trajtosh dikë pa mëshirë) rrjedh nga stili i ashpër i udhëheqjes së kabinetit qeveritar nga ana e Theçerit.Klement Atli, 1952Nju Delhi (Indi), verë 194712173
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179