Page 176 - Demo
P. 176
Uinston ÇërçillMargaret Theçer pritet me duartrokitje pas zgjedhjes së saj si kryeministre, tetor 1979.34Britania në vitet 1950-1970Në periudhën mes viteve ’50-’70, në qeverisjen britanike vazhduan të alternoheshin dy forcat kryesore politike: konservatorët dhe laburistët. Në vitin 1951, u rikthyen në pushtet konservatorët nën drejtimin e Uinston Çërçillit (Winston Churchill). Pavarësisht se qeveria konservatore riprivatizoi industrinë e çelikut dhe vuri dorë mbi disa aspekte të shëndetësisë publike, ajo la të paprekur strukturën e përgjithshme të Shtetit të Mirëqenies sociale. Gjendja ekonomike e vështirë, me inflacion dhe papunësi në rritje, solli në pushtet laburistët, me kryeministër Harold Uilsonin (Harold Wilson), në vitin 1964. Ndërkohë, Partia Laburiste kishte rishikuar programin e saj duke përqafuar modelin e ekonomisë mikse, në të cilën sektori publik, pa ngushtuar hapësirën e atij privat, shërbente si levë për nxitjen e zhvillimit.Gjatë këtyre viteve pati thuajse një dyfishim të pagave dhe rritje të konsumit. Duke iu përshtatur zhvillimit teknologjik, u pakësua prania e industrive të vjetra (qymyrit, çelikut, tekstilit) dhe morën përparësi sektorët e rinj (elektronika, bioteknologjia, shërbimet etj.). Megjithatë, Britania pati një ritëm të rritjes ekonomike prej 2-3% në vit, më ulët se mesatarja e vendeve evropiano-perëndimore. Që nga fillimi, Britania ka mbajtur qëndrim të ftohtë ndaj procesit të integrimit ekonomik evropian. Fillimisht, ajo qëndroi jashtë Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE), duke formuar një zonë të tregtisë së lirë (EFTA), konkurrente me KEE. Duke parë forcën ekonomike të këtij të fundit, Britania vendosi t’i bashkohej kësaj organizate në vitin 1973.Nga Theçeri te BleriNë vitin 1979 erdhi në pushtet Partia Konservatore, me kryeministre Margaret Theçerin. Ajo vinte në pushtet me një program të mirëfilltë konservator, që synonte reforma në të gjitha fushat e ekonomisë, si dhe përhapjen e një sërë vlerash morale, të afërta me shpirtin konservator.Parimet kryesore të politikave të Theçerit kishin të bënin me: a) reduktimin e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi; b) nxitjen e nismës private, të konsideruar si motori kryesor i zhvillimit ekonomik. Për të arritur këto objektiva, u ul tatimi mbi fitimin, sidomos për shtresën e pasur. Theçeri zvogëloi subvencionet shtetërore për kompanitë publike që dilnin me humbje dhe zbatoi një program për privatizimin e tyre. Ajo shkurtoi shpenzimet publike, përveç atyre të mbrojtjes dhe rendit publik, të cilat në fakt u rritën. Politikat e saj shkaktuan një reagim të fortë te sindikatat (trade unions), që u hodhën në greva të fuqishme. Megjithatë, vendosmëria e qeverisë për të vazhduar me reformat e ndërmarra i detyroi punëtorët të ktheheshin në punë. Për pasojë, ndikimi i sindikatave u kufizua ndjeshëm.Periudha e Theçerit solli rezultate pozitive, si: ulja e inflacionit, përmirësimi i bilancit të pagesave, forcimi i monedhës (pound), nxitja e sipërmarrjes 174

