Page 177 - Demo
P. 177
Tematika VI5Margaret Theçer dhe Xhon Mejxhër, 19916 Toni Bler feston fitoren e zgjedhjeve të partisë së tij në vitin 1997.private, rritja e peshës së sektorit të shërbimeve etj. Nga ana tjetër, kjo periudhë u shoqërua me tensione të forta shoqërore. Një pjesë e popullit i perceptonte politikat e Theçerit sikur godisnin më rëndë të varfërit, duke thelluar pabarazinë shoqërore. Papunësia mbeti në nivele relativisht të larta. Në politikën e jashtme, Theçeri kundërshtoi me luftë pushtimin e ishujve Falkland nga Argjentina në vitin 1982. Theçeri u largua nga posti i kryeministrit në vitin 1990, me një votim të brendshëm në Partinë Konservatore për shkak të popullaritetit të saj në rënie. Ajo u zëvendësua nga Xhon Mejxhër (John Major), i cili fitoi edhe zgjedhjet e vitit 1992, ndërsa në zgjedhjet e vitit 1997 fitorja u takoi laburistëve. Kryeministër u emërua Toni Bler (Tony Blair). Filozofia qeverisëse e Blerit, e njohur me termin “Rruga e Tretë”, bazohej në modernizimin e politikave me karakter social-demokrat. Bleri, nga njëra anë, ruajti një pjesë të rëndësishme të masave të marra nga Theçeri në favor të tregut të lirë dhe sipërmarrjes private dhe, nga ana tjetër, u mundua t’u kushtonte më shumë vëmendje problematikave të lidhura me drejtësinë shoqërore dhe pabarazinë.• Evidentoni sfidat me të cilat do të përballej Britania e Madhe në periudhën e pasluftës.• Analizoni specifikat kryesore të welfare state-it në fushën sociale dhe ekonomike.• Jepni kuptimin e masave kryesore të programit konservator të Margaret Theçerit.• Interpretoni hapat e ndërmarrë nga Toni Bler për modernizimin e doktrinës politike dhe ekonomike të Partisë Laburiste në Britani.Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Hulumtoni në internet mbi marrëdhënien e Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian. Shpjegoni luhatjet në këto marrëdhënie dhe shkaqet e këtyre luhatjeve.Hulumtoni dhe diskutoni175

