Page 178 - Demo
P. 178
Tema 8 Gjermania 1945-2000GrmicëhistorikeGjermania ështe një nga vendet me numrin më të madh të veprimtarive kulturore. Në të numërohen: 6200 muzeume, 820 teatro, 130 orkestra profesioniste dhe 8800 biblioteka. Në Gjermani, numri i qytetarëve që shkojnë në shfaqje apo ekspozita, është më i madh se numri i atyre që shkojnë në ndeshje futbolli.Gjermania e mundur dhe e ndarëThuajse plotësisht e shkatërruar nga lufta, Gjermania në përgjithësi, dhe Berlini në veçanti, u nda në katër zona pushtimi, mes ShBA-së, BS-së, Britanisë së Madhe dhe Francës, në përputhje me vendimet e Konferencës së Potsdamit. Administrimi do të kryhej nga Këshilli i Kontrollit, i përbërë nga komandantët e fuqive fituese. Parimet bazë të politikës së aleatëve në Gjermani, çmilitarizimi, denazifikimi dhe demokratizimi u artikuluan me ndërmarrjen e disa masave konkrete në këto drejtime. Gjithashtu, u dënuan kriminelët e luftës. Megjithatë, fuqitë aleate nuk ranë dakord lidhur me statusin politik të ardhshëm të vendit. Edhe mes fuqive perëndimore kishte mosmarrëveshje; në veçanti, Franca ishte kundër rilindjes së një shteti gjerman sovran dhe të bashkuar. Politikat e ndryshme që u ndoqën, përcaktuan zhvillimin politik dhe ekonomik të Gjermanisë, të ndarë në dy shtete. Nga bashkimi i zonave amerikane, britanike dhe franceze, në maj 1949 u krijua një shtet me institucione dhe ligje demokratike, pluralizëm politik dhe ekonomi tregu, që u quajt Republika Federale Gjermane (RFGJ). Në zonën e administruar nga BS, në tetor 1949 u krijua një shtet që ndiqte modelin sovjetik të zhvillimit, Republika Demokratike Gjermane (RDGJ). Përplasja mes palëve ishte më e dukshme në qytetin e Berlinit, ku pati tensione të qarta mes BS-së dhe Perëndimit. Në vitet 1948-1949, BS i vendosi një bllokadë Berlinit Perëndimor, ndërsa në vitin 1961, për të frenuar arratisjet e shumta nga sektori lindor i kontrolluar nga sovjetikët, u ndërtua Muri i Berlinit, që u bë simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe Evropës në dy kampe kundërshtare. RFGJ si lokomotiva politike dhe ekonomike e EvropësTipari themelor i jetës politike të RFGJ-së ishte stabiliteti politik dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. U konsoliduan qeverisja dhe institucionet demokratike të bazuara mbi respektimin e kushtetutës, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut. Në vitet 1949-1963, në pushtet ishte qeveria e Konrad Adenauerit, e mbështetur nga një koalicion mes kristiandemokratëve dhe Ndërtimi i murit të Berlinit, 19611176

