Page 179 - Demo
P. 179
Tematika VIHelmut Kol, gjatë betimit si kancelar i Gjermanisë, 198234 Berlinezët perëndimorë shembin Murin e Berlinit, 11 nëntor 1989.Plani Marshall ndihmon në rindërtimin e Evropës. Poster2liberalëve. Ai ndoqi të ashtuquajturën Westpolitika: një politikë të integrimit perëndimor, e bazuar mbi marrëdhëniet e privilegjuara me ShBA-në dhe Francën. Mes viteve 1948-1952, prodhimi industrial u rrit me 110%; në vitin 1950 ishin tejkaluar nivelet e paraluftës. Ritmi i lartë i rritjes ekonomike erdhi jo vetëm prej ndihmës amerikane me “Planin Marshall” apo partneritetit në administrim mes shtetit, sipërmarrësve dhe punonjësve, por edhe nga një kombinim i fuqisë së madhe industriale dhe intelektuale, përvojës teknike dhe disiplinës së lartë të punëtorëve gjermanë. Ndryshe nga periudha pas Luftës I Botërore, RFGJ-ja u përfshi aktivisht dhe mori një rol drejtues në proceset integruese evropiane. Një vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve me Francën. RFGJ-ja ishte anëtare themeluese e Komunitetit Ekonomik Evropian që më 1957. Ndërkohë, RFGJ-ja u bë anëtare e NATO-s në vitin 1955. Në vitin 1969, në pushtet erdhi një koalicion mes Partisë Socialdemokrate dhe asaj Liberale. Qeveria udhëhiqej nga kryetari socialdemokrat Vili Brand (Willi Brandt). Ai bëri një kthesë në politikën e jashtme duke ndërmarrë të ashtuquajturën Ostpolitika, një linjë hapjeje ndaj bllokut lindor. Si pasojë, u njoh diplomatikisht RDGJ-ja dhe u firmosën disa traktate me vendet fqinjë që njihnin paprekshmërinë e kufijve evropianë. U rritën ndjeshëm edhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me këto vende. Për këtë politikë, Vili Brand mori çmimin Nobel për paqe. Politika e tij u shoqërua me një thellim të procesit të integrimit evropian dhe krijimin e një sistemi të përbashkët financiar.Gjermania e BashkuarNë vitin 1982 erdhi në pushtet qëndroi disa mandate rresht, koalicioni tradicional mes kristiandemokratëve dhe liberalëve, i kryesuar nga Helmut Kol. Gjatë kësaj periudhe ekonomia gjermane njohu rritje të mëtejshme të peshës së saj në ekonominë botërore, inflacioni u mbajt nën kontroll, u rritën eksportet. Rritje pati edhe roli ndërkombëtar i Gjermanisë në botë, si dhe në kuadrin e institucioneve evropiane. Në fund të viteve ‘80, në RDGJ shpërtheu lëvizja demokratike gjatë së cilës punonjësit u ngritën jo vetëm kundër regjimit diktatorial, por kërkuan edhe shembjen e Murit të Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë. Qeveria e kancelarit Kol u pozicionua në mbështetje të kësaj lëvizjeje. Katër Fuqitë e Mëdha (ShBA, BS, Britania e Madhe dhe Franca) u pajtuan që të respektohej vullneti i popullit gjerman për një shtet të bashkuar. Rënia e Murit të Berlinit filloi në 9 nëntor 1989 dhe procesi i ribashkimit përfundoi në 3 tetor 1990. 177

