Page 18 - Demo
P. 18


                                    Roma, sunduese e gjithë Italisë dhe e detit MesdheNë shekullin IV pr.K., Roma nisi politikën e saj të zgjerimit në Gadishullin Apenin. Ajo zhvilloi një varg luftërash me etruskët e galët (për pjesën veriore të gadishullit), me fiset samnite (për Italinë e Mesme) dhe me ngulimet greke në qytetet jugore. Në vitin 275 pr.K., i gjithë gadishulli ishte pushtuar nga Roma, e cila synonte ta shtrinte pushtetin e saj edhe në territoret e tjera. Ndërkohë, një tjetër fuqi e madhe e kohës, Kartagjena, kishte pushtuar disa vende në Mesdheun Perëndimor dhe flota e saj sundonte detet. Konflikti ndërmjet Romës dhe Kartagjenës u bë i pashmangshëm. Mes tyre u zhvilluan tri luftëra, të cilat në histori njihen si “Luftërat Punike”, nga termi “puni” që romakët e përdornin për të emërtuar kartagjenasit. Në vitin 202 pr.K., Roma e mundi përfundimisht Kartagjenën në betejën e Zamës. Pasi nënshtroi Mesdheun Perëndimor, Roma e drejtoi vëmendjen në Lindje, ku gradualisht pushtoi shumë vende. Territoret e pushtuara u ndanë në provinca, të cilat drejtoheshin nga një guvernator (sundimtar i emëruar). Banorët e provincave quheshin nënshtetas romakë dhe duhej të respektonin ligjet e shtetit romak. Ata i paguanin Romës taksën vjetore (tribut).Rënia e republikësLuftërat pushtuese sollën përfitime të mëdha dhe një shtrirje të gjerë territoriale të Romës. Ndërkohë, brenda vendit kishin filluar të lindnin probleme të shumta, sidomos në ekonomi dhe në politikë. Një përpjekje për të kapërcyer vështirësitë ishte reforma agrare e vëllezërve Grakë. Ajo e përmirësoi gjendjen e fshatarësisë, por nuk rezultoi jetëgjatë. Republikës i kanosej gjithashtu rreziku i revoltave të skllevërve (më e madhja qe kryengritja e udhëhequr nga Harta e pushtimeve romake4PALESTINËAleksandri0 500 kmEGJIPTDeti MesdheDeti i ZiRonRinDanubEufratNilOQEANIATLANTIKGREQIMAQEDONIAZI E VOGËLSIRIILIRIITALIAlesia(52 pr.K.)Kartagjenë(146 pr.K.)SiciliAFRIKËSPANJËTerritore romake rreth viteve 400 pr.K.Pushtimet romakevitet 400-264 pr.K.vitet 264-146 pr.K.vitet 146-27 pr.K. Fitoret romakemë të rëndësishmeRomëFjalorsecesion - (lat. seccesio - largim) forma origjinale e luftës së plebenjve kundër patricëve, duke u larguar jashtë qytetit, në Malin e Shenjtë ose në kodrën e Aventinit.nobilitet - (lat. nobilitas - aristokrat) shtresa e re që u formua si rezultat i shkrirjes së shtresës së patricëve me atë të plebenjve, pas luftës së shtresave. magjistrat - zyrtar i lartë që ushtronte pushtetin ekzekutiv.veto - e drejtë për të ndaluar zbatimin e një vendimi. Dy tribunët e popullit kishin të drejtën të ndalonin çdo masë që u dukej në kundërshtim me interesat e plebenjve.16
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22