Page 180 - Demo
P. 180
5Kancelarja gjermane Anxhela Merkel, gjatë një vizite në një fabrikë elektronike në AmbergPas ribashkimit, u zhvilluan zgjedhje të reja ku përsëri doli fitues koalicioni i mëparshëm, i udhëhequr nga kancelari Kol. Qeveria e tij përgatiti dhe zbatoi një plan për rimëkëmbjen ekonomike të landeve të ish-RDGJ-së me një program të gjerë investimesh, në një hark kohor prej 10-15 vitesh. Ndërkohë institucionet e Gjermanisë së Bashkuar u vendosën në Berlin, kryeqytetin historik.Pas viteve ‘90, roli dhe pesha e Gjermanisë në politikën evropiane dhe botërore ka ardhur në rritje. Ajo ka mbështetur fuqishëm transformimet demokratike të vendeve të Evropës Lindore, si dhe lëvizjet kombëtare për pavarësi të ishrepublikave jugosllave dhe sovjetike, dhe në veçanti të Kosovës. Nën drejtimin e kancelares Anxhela Merkel, Gjermania mbetet shteti me ekonominë më të fuqishme dhe më dinamike në kontinentin evropian. FjalorWestpolitika - politika e integrimit të RFGJ-së me vendet e Evropës Perëndimore dhe institucionet e krijuara prej tyre.Ostpolitika - politikë që synonte përmirësim të marrëdhënieve të RFGJ-së me BRSS-në dhe me Evropën Lindore.• Përshkruani masat e marra për qeverisjen e Gjermanisë nga fuqitë fituese, menjëherë pas përfundimit të Luftës II Botërore.• Analizoni ndikimin e interesave të ndryshëm të fuqive fituese mbi organizimin e ardhshëm politiko-institucional të Gjermanisë.• Shpjegoni parimet bazë të “Westpolitik” e “Ostpolitik” dhe evidentoni kryeministrat që ishin promotorë të tyre.• Vini në dukje shtyllat kryesore të modelit ekonomik gjerman dhe të suksesit të tij.• Gjykoni mbi rolin e Gjermanisë në procesin e integrimit evropian.Verifikoni njohuritëTë mendosh si historian: Kancelari gjerman Vili Brand, i gjunjëzuar përballë monumentit që përkujton viktimat e Kryengritjes së Getos, në Varshavë, në 7 dhjetor 1970.• Arsyetoni mbi rrugët dhe mënyrat që bënë të mundur të tejkalohet trashëgimia e rëndë e dhunës dhe terrorit nazist mbi popujt e Evropës dhe kthimin e Gjermanisë në një shtyllë të demokracisë dhe zhvillimit.• Bëni një kërkim mbi mënyrat e përdorura nga qytetarët e Gjermanisë Lindore për t’u arratisur në Perëndim, dhe evidentoni atë që ju duket më interesante dhe e çuditshme.Hulumtoni dhe diskutoni178

