Page 181 - Demo
P. 181


                                    Tematika VI2Harta e JugosllavisëJosip Broz Tito, qershor 19441Marrja e pushtetit nga komunistët dhe ndërtimi i Jugosllavisë FederativeLëvizja komuniste në Jugosllavi, nën udhëheqjen e Josip Broz Titos, doli si fitimtarja e vetme e luftës. Pas një periudhe të shkurtër të një qeverie koalicioni mes forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, Asambleja Kushtetuese deklaroi të rrëzuar monarkinë dhe shpalli themelimin e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, më 29 nëntor 1945. Ajo përbëhej nga 6 republika, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, si dhe dy rajone me një shkallë të caktuar autonomie, Vojvodina (krahinë autonome) dhe Kosova (qark autonom), të dyja këto nën kuadrin e Serbisë. Në janar të vitit 1946 u miratua kushtetuta e re e stilit sovjetik. Në vend u vendos kontrolli njëpartiak komunist.Në vitet e para, sistemi i qeverisjes ishte shumë i centralizuar si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe politike. Megjithatë, një seri ndryshimesh kushtetuese në vite rritën nivelin e decentralizimit të pushtetit nga shteti federal drejt republikave. Në vitin 1963, Jugosllavia ndyshoi emrin në Republikë Federative Socialiste e Jugosllavisë. Kushtetuta e vitit 1974 përmirësoi ndjeshëm statusin juridiko-politik të Kosovës, e cila u bë krahinë autonome, në kuadrin e Serbisë, por me kompetenca thuajse të njëjta me republikat e tjera.Jugosllavia gjatë viteve 1945-1990 Tema 9GrmicëhistorikeNë tavolinën e punës së Stalinit, mes dokumentesh të tjera u gjet edhe një letër personale e Titos. Ajo ishte shkruar në periudhën e prishjes së marrëdhënieve mes BS-së dhe Jugosllavisë, pas vitit 1948. Në të shkruhej se në Jugosllavi ishin arrestuar katër persona të dërguar prej Stalinit për të vrarë Titon. Më pas, shkruhej që të mos dërgoheshin të tjerë, përndryshe Tito do të dërgonte dikë për Stalinin dhe nuk do të ishte e nevojshme të dërgonte një të dytë. Stalini e ruajti letrën deri në fund të jetës së tij. ShqipëriGreqiBullgariRumaniHungariAustriItaliKryeqytetetSlloveni (Ljubjanë)Maqedoni (Shkup)Serbi (Beograd)Vojvodinë (Novi Sad)Kosovë (Prishtinë)Mali i Zi (Podgoricë)Kroaci (Zagreb)Federata e Bosnjës dhe e Hercegovinës (Sarajevë)Republika Serbe e Bosnjës (Banja Luka)179
                                
   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185