Page 182 - Demo
P. 182


                                    Tito në një takim me kryeministrin indian Nehru dhe presidentin e Egjiptit, Gamal3Jugosllavia mes Lindjes dhe PerëndimitNë periudhën e pasluftës, Jugosllavia bënte pjesë në bllokun e vendeve komuniste. Në shtator 1947, në Beograd u krijua Byroja Informative, e cila kishte për qëllim koordinimin e veprimtarisë së partive komuniste evropiane. Megjithatë, Stalini e shikonte qëndrimin e pavarur të komunistëve jugosllavë si një kërcënim të kontrollit të tij mbi kampin komunist. Nga ana tjetër, jugosllavët kundërshtuan vendosjen e kontrollit të Moskës mbi politikën dhe ekonominë e tyre. Përçarja sovjeto-jugosllave u shfaq hapur në fillim të vitit 1948. Në qershor 1948, Jugosllavia u përjashtua nga Byroja Informative dhe qeveritë e bllokut komunist vunë në zbatim bllokadën ekonomike ndaj saj. Konflikti me sovjetikët e shtyu Titon të eliminonte përkrahësit e vijës prosovjetike dhe të ndërmerrte hapa për të shmangur izolimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me Perëndimin. Duke mirëpritur qëndrimet jugosllave, Perëndimi nisi një varg ndihmash ekonomike dhe ushtarake. Me gjithë ndihmën jetike perëndimore, jugosllavët vazhduan të mbanin qëndrime të pavarura dhe nuk u bënë pjesë e strukturave politiko-ushtarake si NATO. Ata zgjodhën që të qëndronin mes Lindjes dhe Perëndimit. Në vitin 1961, Jugosllavia u bë anëtare themeluese e Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, që gruponte vende që nuk donin të rreshtoheshin formalisht pro apo kundër ndonjë blloku të udhëhequr nga ShBA-ja apo BS-ja. Reformat ekonomike dhe politike të viteve '50-'60Menjëherë pas përfundimit të luftës, qeveria e Titos filloi organizimin e ekonomisë sipas modelit sovjetik të ekonomisë së centralizuar. Regjimi realizoi me ritme të shpejta shtetëzimet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, filloi kolektivizimi i bujqësisë dhe industrializimi i shpejtë.Ballafaqimi me bllokadën e Bllokut Lindor udhëhequr nga BS dhe sistemi jofunksional ekonomik i stilit sovjetik, i shtynë udhëheqësit jugosllavë që të kërkonin metoda alternative për tejkalimin e problemeve. Ajo u gjet te krijimi dhe zbatimi i një mekanizmi të ri ekonomik të quajtur “vetadministrimi socialist”, duke filluar nga viti 1953. Thelbi i këtij mekanizmi ishte rritja e kompetencave të ndërmarrjeve ekonomike. Pronësia shtetërore mbi mjetet e prodhimit u shndërrua në pronësi shoqërore. Përgjegjësitë e administrimit iu kaluan punëtorëve të çdo ndërmarrjeje nëpërmjet “këshillave të punëtorëve”, të cilët kishin të drejtë të përcaktonin objektivat e prodhimit, të mbikëqyrnin financat e ndërmarrjes dhe drejtuesit e tyre. Në sektorin e bujqësisë nisi shkrirja e kooperativave dhe fermave shtetërore, që nxiti interesin e fshatarëve për të prodhuar dhe investuar. Këto masa sollën përmirësim të gjendjes ekonomike në Jugosllavi. Në vitet 1957 - 1960, Jugosllavia zinte vendin e dytë në botë për sa i përket rritjes ekonomike.Zëvendësimi i ekonomisë së centralizuar me sistemin e vetadministrimit kërkonte edhe reformime në fushën politike. Në vitin 1952, Partia Komuniste ndryshoi emrin në “Lidhja e Komunistëve” të Jugosllavisë dhe rishikoi rolin e saj në jetën politike të vendit. Partia u nda strukturalisht nga shteti. Ajo nuk do të kishte rol të drejtpërdrejtë në qeverisje, por do të ndikonte nëpërmjet edukimit, propagandës dhe pjesëmarrjes në këshillat e punëtorëve. U zgjerua hapësira e debatit të brendshëm në parti, por u ruajt monopoli i Lidhjes së Komunistëve në fushën politike. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, Jugosllavia mbeti në thelb një vend totalitar, që godiste çdo mendim apo veprim të ndryshëm nga politikat e regjimit.180
                                
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186