Page 183 - Demo
P. 183


                                    Tematika VIKriza e sistemit jugosllavPavarësisht reformave dhe përmirësimeve, Jugosllavia vuante nga një sërë problemesh dhe defektesh të brendshme, që u bënë gjithnjë e më të dukshme me kalimin e viteve. Një nga problemet kryesore ishte dallimi i theksuar ekonomik mes republikave dhe krahinave të Jugosllavisë. Republikat e veriut, Sllovenia dhe Kroacia, ishin të industrializuara dhe kishin një nivel jetese ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit. Republika të tjera, si Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia apo edhe Kosova, ishin burim prodhimesh bujqësore dhe lëndësh të para, ndërsa Serbia ishte në një pozicion të ndërmjetëm.Dallimet e mësipërme shkaktonin tensione edhe në planin politik dhe institucional. Mes kombeve që bënin pjesë në Jugosllavi dhe sidomos mes serbëve dhe kroatëve, që para Luftës II Botërore, ekzistonin tensione etnike dhe një rivalitet i vjetër për dominimin e shtetit të përbashkët, pavarësisht se në sipërfaqe këto marrëdhënie reklamoheshin si shumë të mira. Ekonomia jugosllave, pas një periudhe pozitive, filloi të vuante defektet e sistemit të vetadministrimit socialist. Veçanërisht në vitet '80, inflacioni dhe papunësia u bënë shqetësime serioze. Problemet ekonomike u mbuluan me anë të rritjes së pakontrolluar të borxhit të jashtëm. Përpjekjet për ristrukturimin e ekonomisë acaruan më tej marrëdhëniet mes republikave, duke theksuar dallimet që ekzistonin mes tyre. Këto dallime, si dhe vdekja e Titos në vitin 1980, patën një ndikim të drejtpërdrejtë në shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet '90. • Evidentoni strukturën e organizimit të brendshëm të institucioneve të Jugosllavisë pas Luftës II Botërore.• Analizoni shkaqet që çuan në shkëputjen e Jugosllavisë nga Blloku Komunist.• Jepni mendimet tuaja lidhur me veçoritë e pozitës ndërkombëtare të Jugosllavisë pas vitit 1948.• Shpjegoni tiparet kryesore të sistemit të vetadministrimit socialist dhe ndryshimet që solli ai në ekonominë jugosllave.• Gjykoni mbi dobësitë e brendshme të sistemit politiko-ekonomik jugosllav dhe ndikimin e tyre në rrjedhat e mëvonshme të ngjarjeve në këtë vend.Provoni veten duke shkruar: Përgatitni një ese krahasuese lidhur me sistemin komunist në Jugosllavi dhe Shqipëri, duke vënë në dukje anët e përbashkëta dhe ato të ndryshme mes tyre.Verifikoni njohuritëQyteti i SplititQyteti i BeograditKontrasti ndërmjet nivelit të jetesës në Serbi me atë në Kroaci në vitet '704181
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187