Page 184 - Demo
P. 184


                                    Udhëheqësi hungarez Matias Rakoshi, 19481Tema 10 Blloku Lindor gjatë viteve 1945-1989GrmicëhistorikeTermi “taktika e sallamit” u përdor për herë të parë në fund të viteve ’40 nga udhëheqësi stalinist hungarez, Matias Rakoshi, për të përshkruar veprimet e Partisë Komuniste Hugareze. Rakoshi pretendonte se kishte shkatërruar partitë jokomuniste duke “i prerë ato si feta sallami”. Duke i portretizuar kundërshtarët e tij si fashistë (ose të paktën simpatizantë të fashizmit), ai arriti të eliminonte fillimisht forcat e djathta opozitare, më pas forcat e qendrës dhe më pas, eksponentët më të guximshëm të krahut të majtë, derisa pjesa e mbetur u bë bashkëpunëtore e regjimit komunist dhe e pushtetit të tij.Vendosja e regjimeve komuniste dhe e modelit sovjetik në Evropën LindoreNë të gjitha lëvizjet çlirimtare nga pushtimi nazi-fashist bënin pjesë forca politike që shihnin te BS-ja modelin e zhvillimit të tyre për të ardhmen. Në vendet e Evropës Lindore, këtij elementi iu shtua pushtimi i këtyre vendeve nga Ushtria e Kuqe gjatë ofensivës kundër Gjermanisë dhe aleatëve të saj. Marrëveshjet mes fuqive fituese parashikonin që në këto vende të zhvilloheshin zgjedhje të lira, pavarësisht se ato konsideroheshin si zonë e influencës sovjetike. Vendosja e diktaturave komuniste midis viteve 1945-1948 kaloi në dy faza. Në fazën e parë u organizuan zgjedhje të lira dhe u formuan qeveri të mbështetura në koalicione ku komunistët ishin në pakicë. Në Poloni dhe Çekosllovaki regjimi kishte tipare demokratike të sanksionuara edhe në kushtetutat e para. Në Hungari u përmbys monarkia dhe vendi u shpall republikë. U morën masa për tejkalimin e pasojave të luftës, u kryen reforma agrare etj. Faza e dytë u karakterizua nga forcimi i pozitave të partive komuniste, falë përkrahjes së Ushtrisë së Kuqe. Ato morën gradualisht nën kontroll levat e pushtetit (gjykata, polici, mjete të komunikimit). Forcat nacionaliste dhe konservatore ose u eliminuan, ose mbetën vetëm si fasadë formale si në RDGJ, Poloni apo Çekosllovaki. Modeli qeverisës në vendet e Evropës Lindore u kthye në një kopje të atij sovjetik. Ky model kishte këto karakteristika të përbashkëta:Në planin politik:• roli sundues i partive komuniste në të gjitha fushat e jetës, private dhe publike;• terrori dhe përndjekja e kundërshtarëve politikë, në çdo aspekt jetësor;• mosrespektimi i të drejtave bazë të njeriut, si: liria e shprehjes, e organizimit etj.Në planin ekonomik:• centralizim dhe planifikim shtetëror që kufizonte iniciativën private ekonomike;• shtetëzim dhe shoqërizim i ekonomisë (prona shtetërore dhe ajo e grupit u bë thuajse forma e vetme e pronësisë, duke e lënë pronën private në një rol të papërfillshëm); 182
                                
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188