Page 185 - Demo
P. 185
Tematika VIDelegacioni rus në momentin e nënshkrimit të Traktatit të Varshavës, 14 maj 1955. Të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Bullgarisë, Polonisë, Rumanisë, si dhe një delegat nga Republika Popullore e Kinës.Les Valesa duke folur përpara punëtorëve të kantierit detar të Gdanskut, 8 gusht 1980.23• prioriteti ndaj industrisë së rëndë, ndërsa nuk iu kushtua vëmendja e duhur industrisë së lehtë dhe ushqimore. Ky model ekonomik shkaktoi një rënie të nivelit të jetesës, si dhe ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike, krahasuar me vendet perëndimore, që u vu re që në vitet '50. Organi i parë i koordinimit të veprimtarive të partive komuniste të këtyre vendeve ishte Byroja Informative. Pas refuzimit të imponuar nga BS-ja ndaj ndihmës së ShBA-së, në kuadrin e planit Marshall, erdhi krijimi i Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke (KNER) në vitin 1949 (për të ndihmuar njëri-tjetrin, por që kryesisht u përdor nga BS-ja për të përfituar prej vendeve të tjera). Më 1955 u krijua edhe Traktati i Varshavës si aleancë ushtarake. Në këtë mënyrë, vendet e Evropës Lindore u vunë plotësisht nën kontrollin politik dhe ekonomik të BS-së.Lëvizjet popullore antikomuniste në vendet e Bllokut LindorPolitika liberalizuese e zbatuar nga Hrushovi pas vdekjes së Stalinit, u reflektua edhe në vendet satelite të BS-së. Ajo i dha hov shprehjes së pakënaqësisë së përgjithshme të popujve në këto vende.Në Poloni, kjo revoltë kulmoi në vitin 1956, me demonstratat e punëtorëve ndaj regjimit komunist. Ngjarjet e Polonisë u zgjidhën falë një kompromisi midis udhëheqjes së re të Partisë Komuniste polake, e kryesuar nga Vladislav Gomulka, dhe udhëheqjes sovjetike. Ky kompromis, nga njëra anë ritheksonte përkatësinë e Polonisë në Bllokun Komunist dhe nga ana tjetër ofronte një autonomi më të madhe në të gjitha fushat, si dhe një klimë politike më liberale.Në vitet ’80, në Poloni lindi një opozitë që bashkoi në gjirin e saj punëtorët dhe intelektualët në një sindikatë të pavarur nga pushteti komunist, e quajtur “Solidarnost” (Solidariteti). Në krye të saj u vendos Les Valesa, një punonjës i kantierit detar të Gdanskut, që ishte edhe baza e lëvizjes sindikale. Një rol të madh në rezistencën antikomuniste luajti edhe Kisha Katolike polake. Rëndimi i situatës politike në Poloni dhe rritja e rrezikut të një ndërhyrjeje sovjetike, çuan në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetor të vitit 1981. 183

