Page 186 - Demo
P. 186
Gustav Husak 5Në Hungari, situata politike u acarua në vitin 1956, sidomos pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të BS-së. Komunistët e moderuar, me në krye Imre Nagin, nuk qenë në gjendje të kontrollonin lëvizjen popullore që mori një karakter të theksuar antikomunist dhe antisovjetik. Kryengritësit kërkonin pluripartitizëm dhe daljen e Hungarisë nga Traktati i Varshavës. Kryengritja u shtyp në saje të ndërhyrjes së Ushtrisë së Kuqe, gjë që shkaktoi shumë viktima, dëme materiale dhe vendosjen e një klime terrori. Drejtimin e mori qeveria prosovjetike me kryeministër Janosh Kadarin. Gradualisht, ai krijoi hapësira (sidomos në planin ekonomik), për një liberalizim relativ të shoqërisë hungareze.Në Çekosllovaki, në vitin 1968 filloi të zbatohej një kurs i ri politik i quajtur “socializmi me fytyrë njerëzore”, që synonte një reformim të brendshëm të sistemit socialist dhe një ulje të varësisë nga BS-ja. Kjo periudhë u njoh si “Pranvera e Pragës”, pikërisht për shkak të frymës liberalizuese që e karakterizonte atë. Promotori i saj ishte udhëheqësi i ri komunist çekosllovak, Aleksandër Dubçek. U zgjerua disidenca sidomos në rrethet intelektuale. Pas një periudhe disamujore negociatash mes autoriteteve çekosllovake dhe atyre sovjetike, BS-ja dhe vendet anëtare të Traktatit të Varshavës pushtuan Çekosllovakinë. U rrëzua nga pushteti Dubçeku dhe në vend të tij u vendos prosovjetiku Gustav Husak. Rezistenca kundër regjimit vazhdoi në mënyrë pjesërisht ilegale, kryesisht falë rretheve intelektuale, siç ishte edhe lëvizja e quajtur “Karta 77”.• Përshkruani skenën politike në vendet e Evropës Lindore menjëherë pas përfundimit të Luftës II Botërore.• Krahasoni rrugët nëpërmjet të cilave morën pushtetin partitë komuniste në Evropën Lindore. • Cilat ishin tiparet thelbësore të sistemit komunist të vendosur mbi Bllokun Komunist?• Vini në dukje kuadrin politik, ekonomik dhe ushtarak të kontrollit sovjetik mbi vendet satelite komuniste.• Gjykoni mbi shkaqet që e bënë Poloninë vendin më problematik për regjimin komunist dhe kontrollin sovjetik.• Analizoni ndikimin e revoltës së armatosur në Hungari në vitin 1956, mbi qëndrimin sovjetik kundrejt lëvizjeve antikomuniste në vendet e Evropës Lindore.Verifikoni njohuritëKryengritja e vitit 1956, Hungari4Mendoni në mënyrë kritike: Bëni një vështrim krahasues për disidencën kundër regjimit komunist në Poloni dhe Çekosllovaki.Hulumtoni dhe diskutoni184

