Page 187 - Demo
P. 187


                                    Firmosja e Aktit Final të Helsinkit1Konteksti historikTraktati i Varshavës propozoi një konferencë për sigurinë në Evropë në vitin 1966, kur lufta e ftohtë ishte në kulmin e saj. Në fillim, NATO-ja nuk ishte shumë entuziaste për një konferencë të tillë. Pas një valë konsultimesh diplomatike, u mbajt Konferenca e parë për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Në fund të saj, më 1 gusht 1975, në Helsinki të Finlandës u nënshkrua nga ana e 35 krerëve të shteteve Akti Final i Helsinkit, ose Marrëveshja e Helsinkit. Në këtë akt të rëndësishëm diplomatik u sanksionua paprekshmëria e kufijve të pasluftës në Evropë. Gjithashtu, 35 vendet nënshkruese u angazhuan të respektonin të drejtat dhe liritë bazë të njeriut. Marrëveshja u nënshkrua nga të gjitha vendet evropiane, përveç Shqipërisë, si edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.Rezultatet e të nxënitNxënësi/ja:• evidenton rrethanat historike dhe situatën ndërkombëtare në të cilën u mblodh Konferenca e Helsinkit;• analizon ndikimin e parimeve të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në rritjen e nivelit të konsiderimit të të drejtave njerëzore në nivel ndërkombëtar dhe, në mënyrë specifike, në raport me vendet e Bllokut Komunist;• vlerëson rolin e Aktit Final të Helsinkit në çështjen e sigurisë dhe të përmirësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. ZhvillimiNxënësit ndahen në dy grupe, me qëllim trajtimin e tematikave të ndryshme lidhur me Konferencën e Helsinkit dhe aktet e miratuara në përfundim të saj.Grupi I ka si objektiv trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e njeriut. Nxënësit duhet të përqendrohen në analizën e të ashtuquajturës shtyllë e tretë e Aktit Final të Helsinkit, që merret me të drejtat e njeriut dhe çështjet humanitare e më specikifikisht me: • evidentimin e sektorëve të përfshirë në të;• situatën e të drejtave të njeriut në vendet e Bllokut Komunist;• zhvillimet që rrodhën si pasojë e zbatimit të kuadrit të Aktit Final. Grupi II do të përqendrohet te çështjet që lidhen me forcimin e sigurisë dhe të bashkëpunimit në Evropë, kryesisht mes Bllokut Kapitalist Perëndimor dhe atij Komunist Lindor e më specifikisht në:• evidentimin e parimeve që u referohen problemeve politike dhe ushtarake;• analizën e rëndësisë së masave lidhur me zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe marrjen e masave për rritjen e besimit reciprok mes blloqeve politiko-ushtarake;• kritikën ndaj parimit të njohjes së paprekshmërisë së kufijve në Evropë, kryesisht duke iu referuar aneksimit të vendeve baltike nga ana e BS-së.Konferenca e Helsinkit dhe të Drejtat e NjeriutVeprimtariprak ti k eUdhëzimKoha:1 orë mësimoreMetoda: punë me grupePër më shumë informacion: https://history.state.gov/milestones/1969-1976/helsinki185
                                
   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191