Page 188 - Demo
P. 188


                                    Les Valesa, kreu i “Solidarnostit”, dhe gruaja e tij, priten nga Papa Vojtila në Vatikan, 14 janar 19811Tema 11 Revolucionet demokratikeGrmicëhistorikeNjë nga këngët më të famshme në Poloni, “Që Polonia të jetë Poloni”, është një këngë proteste, e kompozuar në vitin 1976. Ajo u bë himni jozyrtar i protestave kundër regjimit totalitar komunist dhe arriti një përhapje të tillë, sa presidenti amerikan Regan emërtoi një prej fjalimeve të tij me emrin e këngës, kurse mbretëresha Elizabet II e citoi atë në një fjalim të mbajtur para parlamentit polak.Shndërrimet demokratike në Poloni, Hungari dhe BullgariRëndimi i situatës ekonomike dhe shtypja politike që binin ndesh me aspiratat popullore, krijuan një klimë revolte dhe shtuan përpjekjet për vendosjen e demokracisë në vendet e Bllokut Lindor. Në planin ndërkombëtar, një faktor ndihmues në intensifikimin e lëvizjeve antikomuniste ishin reformat e Gorbaçovit dhe fryma disi më liberale e krijuar si pasojë e tyre.Në Poloni, tradita e protestave dhe rezistencës kundër regjimit ishte më e konsoliduar. Demokratizimi u ndihmua edhe nga zgjedhja e papës së ri polak, Karol Vojtila. Udhëheqja komuniste u detyrua të niste bisedimet me Solidarnostin, të cilat u finalizuan me arritjen e një marrëveshjeje për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në vitin 1989. Pas këtyre zgjedhjeve u formua qeveria e parë jokomuniste në Evropën Lindore, me kryeministër Mazovieckin, një eksponent i rëndësishëm i Solidarnostit. Qeveria filloi zbatimin e një programi të gjerë reformash, të bazuara te parimet e ekonomisë së tregut dhe demokratizimit të jetës. Partia Komuniste u shkri dhe u transformua në parti socialdemokrate, ndërsa lindën shumë parti e lëvizje të tjera.Në Hungari, protestat ndaj politikave të regjimit të Kadarit ishin intensifikuar sidomos duke filluar nga 1985. Rolin kryesor e luajtën zërat reformatorë brenda regjimit dhe sindikatat e lira, të cilave iu ishin dhënë disa hapësira në jetën publike. Procesi i liberalizimit u krye gradualisht duke filluar me pranimin e kandidaturave të pavarura, liberalizimin e informacionit, ndryshimet në politikën ekonomike dhe duke u finalizuar me lejimin e organizatave politike të pavarura. Lindi Forumi Demokratik, si koordinues i veprimeve të forcave opozitare. Në vitin 1989, qeveria hungareze firmosi një marrëveshje ekonomike të rëndësishme me Komunitetin Ekonomik Evropian duke premtuar demokratizimin e jetës së vendit. U rehabilituan viktimat e regjimit komunist, duke filluar me Imre Nagin. Në maj të vitit 1990 filloi të hiqej gardhi i hekurt në kufirin me Austrinë. Me zgjedhjet e lira të vitit 1990 erdhën në pushtet forcat demokratike.Në Bullgari, fundi i regjimit komunist të Teodor Zhivkovit erdhi pa dhimbje, edhe falë kontributit të forcave reformatore në gjirin e Partisë Komuniste.186
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192