Page 189 - Demo
P. 189


                                    Tematika VIRrëzimi i bustit të Leninit në Bukuresht, 5 mars 19902Gjermanët festojnë shembjen e murit dhe lëvizjen e lirë.3Revolta popullore sjell shembjen e komunizmit në Çekosllovaki, Rumani dhe RDGJNë Çekosllovaki, regjimi komunist vazhdoi pa ndërprerje represionin ndaj opozitës. Ai u rezistoi kërkesave për liberalizim dhe reformave të frymëzuara nga Gorbaçovi. Me gjithë shtypjen e ashpër, opozita nisi protestat në sheshe, e inkurajuar nga zhvillimet në Poloni dhe Hungari. Figurat kryesore që u bënë simbol i përpjekjeve për ndryshim ishin Aleksandër Dubçek dhe Vaclav Havel. Organizimi i një greve të përgjithshme që bllokoi gjithë vendin, e detyroi parlamentin të miratonte heqjen e rolit drejtues të Partisë Komuniste dhe lejimin e pluralizmit politik. Nëntori i vitit 1989 shënoi rënien e regjimit komunist. U krijua një qeveri e unitetit kombëtar me shumicë jokomuniste, e cila shkriu policinë sekrete dhe hoqi gardhin kufitar me Austrinë. Në dhjetor, Dubçek u zgjodh kryetar i parlamentit, ndërsa Havel, president i vendit. U shpall amnistia e përgjithshme për të burgosurit politikë. Në vitin 1993, përmes bisedimeve, u bë ndarja paqësore e Çekosllovakisë dhe formimi i dy shteteve: Republika Çeke dhe Sllovakia.Në Rumani, shembja e komunizmit erdhi me gjakderdhje. Regjimi i Nikola Çausheskut, me një ekonomi në gjendje shumë të rëndë, vazhdonte të ruante tiparet totalitare, të shtypte çdo shfaqje disidence dhe të ndiqte një politikë diskriminuese ndaj pakicave kombëtare, sidomos asaj hungareze, e vendosur në Transilvani. Pikërisht këtu, në dhjetor 1989, në Timishoara nisën protestat e para kundër regjimit. Ky i fundit u përgjigj me shumë ashpërsi, duke shkaktuar viktima të shumta në popull. Megjithatë, protestat u përhapën me shpejtësi në mbarë vendin. Në prag të Krishtlindjeve, Çaushesku dhe e shoqja u arrestuan dhe, pas një gjyqi shumë të shkurtër, u pushkatuan. Në krye të vendit erdhi Fronti i Shpëtimit Kombëtar dhe u vendos pluralizmi partiak.Momenti kulmor i revolucioneve demokratike në fund të viteve ’80 ishte pa dyshim rrëzimi i Murit të Berlinit, simbolit të ndarjes mes dy blloqeve dhe i Luftës së Ftohtë, në 7-9 nëntor 1989. Në Gjermaninë Lindore, rënia e regjimit ndoqi një rrugë të ngjashme me atë çekosllovake. Manifestimet e përhapura të popullsisë, sidomos rinisë, krijimi i organizatave dhe shoqatave të ndryshme, arratisjet nga vendi, sidomos nëpërmjet Hungarisë, shtuan presionin mbi regjimin e Honekerit. Në tetor 1989, ai u largua nga udhëheqja e partisë dhe e shtetit. Në nëntor u hapën kufijtë dhe Muri i Berlinit u shemb, duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve. Në dhjetor 1989, u pranua pluralizmi politik dhe u shkri policia politike (Stasi). Zgjedhjet e lira të vitit 1990 shënuan fitoren e kristiandemokratëve duke i hapur rrugë procesit të bashkimit të dy Gjermanive, si dëshirë e shumicës së popullsisë, e mbështetur fuqishëm nga kancelari i RFGJ-së, Helmut Kol.187
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193