Page 19 - Demo
P. 19
Tematika I Tematika ISpartaku) dhe i sulmeve të piratëve që kishin zaptuar Mesdheun dhe po dëmtonin tregtinë. Po kështu, nëpër provinca kishin nisur lëvizjet kryengritëse.Senati romak i dha fuqi të plotë e pushtet të jashtëzakonshëm Gneus Pompeut, një strateg i zoti, i njohur sidomos për shtypjen e kryengritjes së Spartakut. Në një kohë rekord, ai arriti të çlironte Mesdheun nga piratët dhe të shkatërronte Mitridatin, mbretin e Pontit, që ishte bërë një kundërshtar i fortë në Lindje. Dalëngadalë, u krijuan kushtet për forcimin e pushtetit të disa strategëve ushtarakë, të cilët po ktheheshin në kërcënim për republikën. Për këtë arsye, në vitin 60 pr.K., u formua Triumvirati i parë, një aleancë mes tre burrave më të pushtetshëm të asaj kohe: Pompeut, Cezarit dhe Krasit. Senati nuk e njohu këtë aleancë. Të tre, të mbështetur në ushtritë që komandonin, ushqenin ambicie për pushtet dhe, kësisoj, e prishën aleancën shpejt. Kjo çoi në luftëra civile, të cilat u fituan nga Jul Cezari. Jul Cezari u bë sundimtari i vetëm i Romës, duke përqendruar në duart e veta një pushtet pothuajse të pakufizuar. Ai u shpall diktator i përjetshëm, konsull, tribun i popullit dhe pontifik i madh (autoriteti më i lartë fetar). Për nder të tij, edhe një muaji të vitit, korrikut (luglio), iu vendos emri i tij.Më 15 mars të vitit 44 pr.K., Jul Cezari u vra në senat, në një komplot të organizuar nga kundërshtarët e tij, mes të cilëve ndodhej edhe Bruti, të cilin e kishte bërë djalë. Arsyeja e komplotit ishte shpëtimi i republikës. Megjithatë, historia do të tregonte se republikës tashmë i kishte ardhur fundi, pasi ajo mënyrë qeverisjeje nuk funksiononte më.Jul Cezari. Statujë e vitit 1696 (Muzeu i Luvrit, Paris)5• Cilat ishin arsyet që Roma e rrëzoi monarkinë?• Çfarë të drejtash fituan plebenjtë nga lufta e tyre kundër patricëve?• Pse kishin rëndësi shkrimi dhe ekspozimi i ligjeve?• Pse Roma u bë një fuqi e madhe botërore? Cilët qenë faktorët që e favorizuan? • Përshkruani shoqërinë romake në fillim të Republikës.• Duke u bazuar në skemë, tregoni cilat kanë qenë institucionet e Republikës Romake. Ç’funksione kryenin dhe cili prej tyre ishte më i rëndësishmi?• Ciceroni e cilësoi Triumviratin e parë si një përbindësh me tri kokë. Sipas jush, përse?Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: A mund të pengohej rënia e Republikës? Ç’mund të bëhej për këtë?A ekziston sistemi i “klientelës” në ditët e sotme? Si e kuptoni atë në shoqërinë moderne që jetojmë?Hulumtoni dhe diskutoni17

