Page 190 - Demo
P. 190
Fabrika e makinave Skoda në Mlada Boleslav, Çeki4 Procesi i tranzicionit në periudhën post-komunisteRrëzimi i regjimeve komuniste në Evropë hapi hapësira të gjera për transformime të gjithanshme. Theksi i reformave të ndërmarra u vu në liberalizimin e ekonomisë, nxitjen e iniciativës së lirë, tërheqjen e investimeve të huaja. Proceset reformuese bënë të mundur kalimin nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu.Fillimisht, reformat ekonomike sollën edhe disa fenomene me pasoja shoqërore negative, si mbylljen e fabrikave joeficente, rritje të papunësisë, rritje të inflacionit etj. Më pas, reformat filluan të japin frytet e veta, të konkretizuara në një rritje të shpejtë ekonomike.Nga pikëpamja politike, procesi transformues u përqendrua në konsolidimin e zgjedhjeve të lira, krijimin e institucioneve demokratike, forcimin e shoqërisë civile. Një element kyç i përbashkët i vendeve ish-komuniste ishte integrimi në strukturat euro-atlantike. Pjesa më e madhe e tyre tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.• Në cilin prej vendeve të Evropës Lindore pati më herët sukses lëvizja antikomuniste? • Sipas mendimit tuaj, përse përmbysja e komunizmit në Rumani u shoqërua me dhunë të armatosur dhe ekzekutimin e udhëheqësit komunist të saj?• Vlerësoni rolin e rretheve intelektuale në lëvizjen disidente në vendet e Evropës Lindore.• Analizoni rolin dhe ndikimin e ndryshimeve me karakter liberalizues në BS, në përmbysjen e regjimeve komuniste në Evropë.• Shprehuni lidhur me dinamikën e brendshme që çoi në rënien e Murit të Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë.• Vini në dukje hapat kryesorë të proceseve liberalizuese në periudhën e tranzicionit postkomunist në vendet ish-komuniste.Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Krahasoni doktrinën e “sovranitetit të kufizuar” të Brezhnjevit kundrejt qëndrimit të Gorbaçovit në lidhje me rënien e regjimeve komuniste lindore në vitet ’90.Hulumtoni dhe diskutoni188

