Page 191 - Demo
P. 191


                                    Tematika VIPërplasja mes Jelcinit dhe Gorbaçovit në parlamentin rus, 23 gusht 19911Nacionalizmat e rinjNë Evropë, fundi i regjimeve komuniste dhe humbja e ekuilibrit mes dy superfuqive solli një mungesë stabiliteti të lidhur, mes të tjerash, me rritjen e ndjenjave nacionaliste. Kjo frymë kërkonte krijimin e shteteve-kombe me kufij formalë që përputheshin me ata etnikë. Dallga nacionaliste qe më e dukshme në vendet shumëkombëshe: si Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia apo edhe Çekosllovakia. Procesi i shpërbërjes së shteteve shumëkombëshe u krye diku në mënyrë paqësore e diku tjetër nëpërmjet një cikli dhune, me pasoja shumë të rënda njerëzore dhe materiale. Periudha pas shpërbërjes solli qëndrueshmëri dhe përparim në disa vende, ndërsa në disa të tjera u krijua një situatë e destabilizuar, efektet e së cilës ndihen edhe sot. Gjithsesi, procesi i shpërbërjes, më shumë se t’u përgjigjej aspiratave reale të popullsisë, u shërbeu interesave të elitave politike, që synonin të përdornin kartën e nacionalizmit për të mbajtur apo fituar pushtet në situatën e re të krijuar nga shembja e sistemit komunist.Shpërbërja e Bashkimit SovjetikReformat me karakter liberalizues të Gorbaçovit krijuan një frymë ndryshimi në Bashkimin Sovjetik. Ato gjithashtu evidentuan probleme të shumta në ekonomi, qeverisje, si dhe tensione mes grupeve të ndryshme etnike dhe dëshirën e tyre për shkëputje nga kontrolli i Moskës. Opinioni publik mendonte se falë pavarësisë, do të krijoheshin mundësi zhvillimi më të mëdha. Mosndërhyrja e BS-së në rënien e regjimeve komuniste në Evropën Lindore dhe shkëputja e tyre nga ndikimi sovjetik, pati një efekt destabilizues në vetë Bashkimin Sovjetik. Pritshmëritë e grupeve të ndryshme etnike për shkëputje nga Moska u rritën ndjeshëm. Lëvizjet e para për shkëputje u bënë në republikat baltike: Lituani, Estoni dhe Letoni. Me gjithë kundërshtimet e Moskës, që dërgoi edhe forca ushtarake për shtypjen e kryengritjeve, këto republika shpallën pavarësinë e tyre në vitin 1990. Kjo gjë shërbeu si sinjal edhe për republikat e tjera. Një faktor i rëndësishëm në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik ishte zgjedhja e Boris Jelcinit si president i Rusisë në qershor 1991. Ai filloi përpjekjet për të rritur kontrollin e Rusisë mbi pasuritë, legjislacionin dhe qytetarët e saj si kundërpeshë ndaj kontrollit të organeve qendrore të Bashkimit Sovjetik. Jelcini u ndesh ashpër me Gorbaçovin. Ky i fundit, meqë situata po dilte jashtë kontrollit, negocioi me krerët e republikave për nënshkrimin e një Traktati të ri të Bashkimit në verën e vitit 1991. Traktati Shpërbërja e BS dhe e Jugosllavisë Tema 12GrmicëhistorikeEstonia ka dy Ditë Pavarësie. Fillimisht, ajo e arriti pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 24 shkurt 1918 dhe përsëri më 20 gusht 1991, 51 vjet pas pushtimit sovjetik. Data e dytë njihet si “Dita e Rivendosjes së Pavarësisë”.189
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195