Page 192 - Demo
P. 192
Slobodan Milosheviç 3synonte të mbante të bashkuara shumicën e republikave, përfshirë Rusinë, brenda një federate të dobët, ku republikat do të kishin pushtet më të madh. Për të parandaluar këtë lëvizje, forcat konservatore në aparatin e partisë, KGB-ja dhe ushtria organizuan një grusht shteti, arrestuan Gorbaçovin dhe vendosën kontrollin mbi qeverisjen qendrore dhe televizionin. Rezistenca kryesore ndaj grushtit të shtetit erdhi nga organet e Republikës Ruse me në krye presidentin Jelcin. Në saje të kësaj rezistence dhe përkrahjes së popullit, grushti i shtetit dështoi. Ndërkohë, autoriteti politik i Gorbaçovit ishte dëmtuar ndjeshëm. Jelcini, në marrëveshje me udhëheqësit e dy republikave të tjera sllave, Ukrainës dhe Bjellorusisë, nisi procesin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në 25 dhjetor 1991, flamuri i kuq u ul nga Kremlini dhe, brenda fundit të muajit, Bashkimi Sovjetik tashmë ishte një term historik.Shpërbërja e JugosllavisëJugosllavia hyri në dekadën e fundit të shek. XX, me një situatë të brendshme shumë problematike, kryesisht në aspektet e mëposhtme:• ekonomia dhe financat publike ishin joefikase; • dallimet në nivelin e zhvillimit mes pjesëve të ndryshme të vendit ishin të thella;• mungonte një strukturë institucionale e aftë për të zgjidhur problemet e brendshme dhe për të ruajtur unitetin e vendit;• përpjekjet e Titos për të zbutur diferencat mes grupeve etnike nuk kishin dhënë rezultat.Shenjat e para të shpërbërjes në Jugosllavi erdhën pas vdekjes së Titos, më 1981, në Kosovë. Demonstratat e popullsisë shqiptare kundër diskriminimit serb u shtypën me armë, duke lënë pas shumë viktima, por aspiratat kombëtare të shqiptarëve nuk u lëkundën.Udhëheqësi serb, Slobodan Milosheviçi e kuptoi shpejt dobinë e nacionalizmit të skajshëm si mjet për forcimin e pushtetit politik dhe tejkalimin e krizës ekonomike. Ai nisi të ndërmarrë hapa me karakter nacionalist (siç ishte eliminimi i autonomisë së Kosovës më 1989), që do t’i sillnin atij mbështetje popullore në Serbi.Këto lëvizje të Milosheviçit sollën reagimin e shqetësuar të republikave të tjera ku, në disa prej tyre në pushtet kishin ardhur forca politike me tendenca nacionaliste. Bisedimet për reformimin e strukturës federative të shtetit të vjetër drejt një konfederate shtetesh sovrane nuk patën sukses. Në rrënjë të këtij dështimi ishte qëndrimi i drejtuesve serbë dhe atyre ushtarakë për ruajtjen e federatës së centralizuar.Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë dhe shkëputjen nga Jugosllavia në të njëjtën datë, 25 Qershor 1991. Në Slloveni pati një periudhë disaditore DETI I ZIDETI BALTIKGREQIAZVICRAITALIADANIMARKASUEDIANORVEGJIAPOLONIAFINLANDAAUSTRIARUMANIABULLGARIASHQIPËRIAHUNGARIABELGJIKAVENDETE ULËTA GJERMANALINDOREBASHKIMI SOVJETIKÇEKOSLLOVAKIABASHKIMISOVJETIKShtetesateliteJUGOSLLAVIADETI I ZIDETI I BALTIKGREQIASHQIPËRIAMAQEDONIATURQIAAUSTRIASUEDIANORVEGJIAGJERMANIAPOLONIAUKRAINABJELLORUSIALITUANIALETONIAESTONIAFINLANDARUSIAREP. ÇEKESLLOVENIAREP. SLLOVAKEHUNGARIARUMANIABULLGARIASERBIABOSNJAITALIAKROACIA2a b(a) Evropa në vitin 1989(b) Evropa në vitin 1993190

