Page 193 - Demo
P. 193
Tematika VIGjatë konfliktit në Bosnjë, 6 prill 19924lufte kundër njësive të ushtrisë jugosllave, por këto të fundit u tërhoqën. Në Kroaci jetonte një numër i konsiderueshëm serbësh, të cilët u armatosën nga regjimi serb dhe kërkuan bashkim me Serbinë. Pas një sërë përleshjesh të armatosura, në vitet 1991-1994, Kroacia rivendosi sovranitetin e saj në zonat e banuara nga serbët. Republika e Maqedonisë u shkëput nga Jugosllavia në mënyrë paqësore në vitin 1991.Bosnjë-Hercegovina përbëhej nga tri grupe popullsie: myslimanët, serbët dhe kroatët, ku asnjë prej tyre nuk përbënte shumicën. Udhëheqja boshnjake shpalli pavarësinë e republikës në mars 1992, ndërsa serbët e Bosnjës shpallën pavarësinë e territoreve të kontrolluara prej tyre dhe vendosën nën rrethim Sarajevën. Kjo shënoi fillimin e luftës në Bosnjë, që do të zgjaste deri në vitin 1995 dhe do të ishte lufta më e përgjakshme në Evropë, qysh nga Lufta II Botërore. Lufta do të mbyllej zyrtarisht me Konferencën e Dejtonit (ShBA). Ajo la pas qindra mijëra të vrarë, të dhunuar dhe shumë dëme materiale. Shpërngulja masive e popullsisë (“spastrim etnik”) u përdor gjerësisht në luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë.Akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë u luajt në Kosovë. Qysh prej vitit 1981, Kosova jetonte në shtetrrethim, ku heqja e lirive dhe shkelja e të drejtave të njeriut dhe ato kombëtare ishin në rend të ditës. Në vitin 1996, populli shqiptar filloi luftën e armatosur për çlirim kombëtar dhe formoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Regjimi serb u përgjigj me dhunë dhe terror të pashembullt, duke shkaktuar mijëra të vrarë, të plagosur, të dhunuar, si dhe mbi 1 milion refugjatë që u shpërngulën në vendet fqinjë. Kjo luftë përfundoi me bombardimet e NATO-s në vitin 1999 dhe me tërheqjen e ushtrisë serbe nga Kosova. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.• Përshkruani gjendjen në Bashkimin Sovjetik në prag të shpërbërjes së tij.• Gjykoni mbi shkaqet e rritjes së frymës nacionaliste në Evropën Lindore postkomuniste.• Sqaroni përpjekjet e qarqeve konservatore komuniste për pengimin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe dhënien fund të kursit reformator të Gorbaçovit. • Analizoni shkaqet e shpërbërjes së Jugosllavisë si shtet shumetnik.• Evidentoni rrugët e ndjekura prej republikave të ndryshme për shkëputje nga shteti federal jugosllav.Verifikoni njohuritëMendo si historian: Gjatë luftës në ish-Jugosllavi u pa një përdorim masiv i “spastrimit etnik” dhe dhunës ndaj popullsisë civile. Sqaroni kuptimin e këtij termi. Bazuar në njohuritë tuaja, jepni shembuj konkretë të zbatimit të këtij instrumenti dhune.Hulumtoni dhe diskutoni191

