Page 194 - Demo
P. 194


                                    1Konteksti historikNë Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913, në kundërshtim të hapur me parimin e kombësisë dhe të vullnetit të popullit shqiptar, nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Kosova dhe troje të tjera shqiptare. Që nga ai moment, popullsia shqiptare e Kosovës u përball në vazhdimësi me mohimin e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të saj prej Serbisë. Megjithatë, shqiptarët i bënë ballë me vendosmëri, me të gjitha format dhe mjetet, deri në luftën e UÇK-së dhe shpalljen historike të pavarësisë në vitin 2008.Rezultatet e të nxënitNxënësi/ja:• evidenton rrethanat historike dhe situatën ndërkombëtare në prag të shpalljes së pavarësisë së trojeve shqiptare prej Perandorisë Osmane;• shpjegon mënyrën e trajtimit të çështjes shqiptare nga Fuqitë e Mëdha dhe përcaktimin e kufijve të shtetit të pavarur shqiptar;• vë në dukje frymën antishqiptare të politikës së Beogradit para dhe gjatë Luftës II Botërore; • analizon ecurinë e pozitës shtetërore dhe të të drejtave kombëtare të popullsisë shqiptare në Kosovë, duke u përqendruar në ndryshimet që solli kushtetuta e vitit 1974 në raport me atë të 1946;• shpjegon procesin e abrogimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989 dhe gjykon mbi rrugët, mjetet, figurat historike dhe proceset ndërkombëtare, që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. DiskutimGjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi në korrik 2010 se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme, në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Evidentoni dhe diskutoni mbi argumentet juridike dhe historike të paraqitura nga pala kosovare në këtë proces historik.Rruga e Kosovës drejt pavarësisëVeprimtariprak ti k eUdhëzimSugjerimKoha: 1 orë mësimoreMetoda: punë me grupeKjo temë mund të zhvillohet duke realizuar një udhëtim në një nga qytetet e Kosovës dhe, me këtë rast, duke organizuar takime me veprimtarë e patriotë kosovarë.Karaxhiç dhe Mlladiç, dy nga ideatorët e masakrave në Bosnjë dhe KosovëPër më shumë informacion: Karaxhiç në Gjykatën e Hagës 2http://www.historytoday.com/robert-bideleux/kosovos-conflict192
                                
   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198