Page 195 - Demo
P. 195


                                    Festimet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës43Trupat e NATO-s në Kosovë, qershor 1999ZhvillimiNxënësit ndahen në dy grupe, me qëllim trajtimin e tematikave te ndryshme lidhur me historinë e Kosovës dhe rrugën e saj drejt fitimit të pavarësisë.Drejtimi I (periudha 1913-1945)Ka si objektiv trajtimin e çështjeve që lidhen me pozitën e Kosovës në kuadrin e Mbretërisë Jugosllave deri në përfundimin e Luftës II Botërore. Nëntemat:• Sqarimi i situatës ndërkombëtare para dhe pas shkëputjes së trojeve shqiptare prej Perandorisë Osmane dhe përpjekjet e qarqeve patriotike për të shmangur ndarjen e tyre mes vendeve fqinje.• Analiza e qëndrimit të Fuqive të Mëdha mbi çështjen shqiptare dhe vendimet e tyre rreth fatit të trojeve shqiptare.• Evidentimi i politikës së shtetit jugosllav ndaj popullsisë shqiptare duke vënë në dukje përpjekjet për shkombëtarizim dhe përzënie masive nga trojet e tyre. Drejtimi II (periudha 1945-2008)Ka si objektiv trajtimin e çështjeve që lidhen me statusin e Kosovës si pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë deri në shpalljen e pavarësisë së saj prej Serbisë.Nëntemat:• Evidentimi i gjendjes në Kosovën e pasluftës, masat e marra për rikthimin e pushtetit të Serbisë dhe terrori i ushtruar mbi popullsinë civile.• Shpjegimi i përpjekjeve për avancimin e pozitës juridike të Kosovës në një nivel më të lartë.• Vlerësimi i dispozitave të Kushtetutës jugosllave të vitit 1974 në lidhje me Kosovën dhe hapësirave për zhvillim të krijuara prej tyre.• Shpjegimi i demonstratave të vitit 1981 dhe analiza e pasojave të tyre në lidhje me rritjen e nivelit të persekutimit, kufizimit të hapësirave të lirisë dhe goditjen e pozitës kushtetuese të Kosovës, që kulmon me heqjen e autonomisë në vitin 1989.193
                                
   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199