Page 196 - Demo
P. 196


                                    Flamuri i Bashkimit Evropian1Tema 13 Bashkimi EvropianGrmicëhistorikeHimni i Evropës është “Ode e gëzimit”, marrë nga Simfonia e Nëntë e Bethovenit, i cili e krijoi në vitin 1823, katër vjet përpara se të vdiste. Vargjet e përdorura për këtë pjesë janë shkruar nga Frederik Shileri (Friedrich Schiller) në vitin 1785. Kjo poemë muzikore shpreh idealet e Shilerit për njerëzimin: të gjithë njerëzit të jenë vëllezër. Një ideal ky që frymëzonte edhe vetë Bethovenin.Intensifikimi i integrimit evropianModifikimi i parë i traktateve themeluese të Komunitetit Evropian (Paris 1951 dhe Romë 1957) ishte Akti Unik Evropian. Ky akt u nënshkrua në korrik 1987. Elementi kryesor i ri është marrëveshja për krijimin progresiv të një tregu të përbashkët deri në fund të vitit 1992. Ky treg i përbashkët, pa kufij, do të përfshinte lëvizjen e mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitaleve.Hapi i mëtejshëm dhe një gur themeli në zhvillimet e mëvonshme të integrimit evropian është Traktati i Bashkimit Evropian, ose siç njihet ndryshe Traktati i Mastrihtit. Duke modifikuar traktatet e mëparshme, objektivi fillestar i ndërtimit të një tregu të përbashkët u tejkalua dhe, për herë të parë, u deklarua si qëllim, bashkimi politik. Gjithashtu, Traktati i Maastricht-it ndryshoi emërtimin zyrtar nga Komuniteti Ekonomik Evropian në Bashkimi Evropian. Traktati mbështetet mbi një strukturë të përbërë nga tri shtylla.• Shtylla e parë përcakton hapësirat brenda të cilave shtetet anëtare ndajnë sovranitetin mes tyre.• Shtylla e dytë përcakton politikat e përbashkëta të sigurisë dhe asaj të jashtme.• Shtylla e tretë ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme.Dallimi mes shtyllave të ndryshme ka të bëjë me mekanizmin e vendimmarrjes. Ndërsa për shtyllën e parë, kompetencat e institucioneve evropiane janë thelbësore dhe marrja e vendimeve bëhet me rregullin e shumicës, për dy shtyllat e tjera rolin kryesor e luajnë shtetet anëtare dhe vendimmarrja bazohet në konsensus.Roli dhe rëndësia e Bashkimit EvropianRoli dhe rëndësia e Bashkimit Evropian janë rritur përgjatë ekzistencës së kësaj organizate integruese. Bashkimi Evropian është një entitet mbishtetëror shumë i pranishëm dhe me ndikim praktik të madh: ai përcakton jo vetëm politikën dhe ekonominë, por edhe të përditshmen e qytetarëve në gjithnjë e më shumë fusha. Shembull i këtij ndikimi është vënia në përdorim e monedhës së përbashkët, Euro, si mjet pagese që prej datës 1 janar 2002.BE-ja ka ardhur duke u zgjeruar gjithmonë e më shumë. Nga një komunitet Fjalorkonsensus - opinion ose vendim i pranuar nga të gjithë anëtarët e një grupi njerëzish.194
                                
   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200