Page 197 - Demo
P. 197
Tematika VIMonedha Euro 2i përbërë fillimisht prej gjashtë shtetesh anëtare, sot ai përbëhet nga 28 vende, duke u bërë kështu zona ekonomike e integruar më e madhe e botës, ndihmuar edhe nga monedha e përbashkët. BE-ja është shndërruar në një aktor të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare. Kuadri ligjor i BE-së vepron drejtpërsëdrejti në vendet anëtare. Në këtë mënyrë, sistemi juridik i BE-së është i vetëm për të gjitha vendet anëtare dhe kundrejt shteteve të tjera joanëtare. Krahas kësaj, ai është edhe organizata e vetme ndërkombëtare që ka një parlament të vetin, të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga qytetarët e BE-së.Integrimi evropian është një eksperiment i arrirë në administrimin paqësor të konflikteve. Duhet kujtuar që shtetet, të cilat sot bashkëpunojnë intensivisht, në gjysmën e parë të shek. XX janë përballur me konflikte të armatosura. Bashkimi Evropian luan një rol shumë të madh edhe për qytetarët e vendeve joanëtare. Marrëdhëniet me fqinjët në Lindje (vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) dhe në Jug (vendet e Afrikës së Veriut) po bëhen gjithnjë e më të ngushta, në mënyrë që të garantohet stabiliteti.Funksionimi dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit EvropianOrganet kryesore të Bashkimit Evropian janë paraqitur në mënyrë skematike në figurë. Komisioni Evropian ka funksione ekzekutive, të zbatimit të politikave të BE-së. Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave mbajnë pushtetin legjislativ.Harta e Bashkimit Evropian, me 28 vende anëtare3Vendet anëtare të BE-së deri më 2015195

