Page 199 - Demo
P. 199


                                    Tematika VILëvizjet feministe në vitet '60-’701Ndryshimet ekonomiko-shoqërorePeriudha pas Luftës II Botërore u përshkua nga ndryshime të rëndësishme dhe arritje të mëdha në të gjitha fushat e jetës. Në vendet e Evropës Perëndimore, ShBA dhe Japoni, periudha 1945-1970 njihet si “Koha e Artë” e kapitalizmit. Në planin ekonomik, këto vite karakterizohen nga norma shumë të larta investimi, rritje të ndjeshme ekonomike, inflacion nën kontroll dhe papunësi të ulët. Përparimi i madh teknologjik krijoi kushtet për thellimin e ndarjes ndërkombëtare të punës dhe për specializimin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve.Zhvillimi i vrullshëm ekonomik dhe teknologjik, sidomos duke filluar nga vitet ’60, solli një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të jetesës, statusit shoqëror të masave punonjëse, rritje të të ardhurave, shkurtim të kohës së punës etj. Përhapja e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ishte një mbështetje e madhe që ofronte shumë përfitime për masat e gjera. U rrit koha e lirë dhe, bashkë me të, edhe turizmi.Këto arritje sollën ndryshime afatgjata në strukturën e shoqërisë. Një nga këto ndryshime ishte zgjerimi dhe konsolidimi i shtresës së mesme.Gjithashtu, u rrit lëvizja për emancipimin e gruas, sidomos në Evropë. Gratë fituan barazi të plotë ligjore me burrat, por jo pa përpjekje dhe rezistencë. U rrit pjesëmarrja e tyre në tregun e punës dhe në postet drejtuese administrative e politike. Megjithatë vazhdonin të ekzistonin kufizimet dhe paragjykimet lidhur me emancipimin shoqëror. Shteti i fundit që i dha të drejtën e votës gruas ishte Lihtenshtejni, më 1984. Edhe në ditët e sotme, lufta për emancipimin e gruas nuk ka shteruar. Disa organizata dhe lëvizje përqendrohen në të drejtat e grave në vendet në zhvillim, ku megjithëse formalisht të barabarta me meshkujt, femrat janë ende të diskriminuara. Në vendet perëndimore të zhvilluara rëndësi të veçantë ka marrë debati rreth dallimeve në pagë apo në përparimin e karrierës (glass ceiling - tavani i qelqtë).Nga ana tjetër, theksohen dallimet në zhvillimin ekonomiko-shoqëror me vendet e Afrikës, Azisë apo Amerikës Latine. Këto vende u kthyen kryesisht në burime të lëndës së parë, e cila përpunohej në vendet e industrializuara që siguronin kështu fitime të larta.Liberalizimi i lëvizjes së mallrave, kapitaleve dhe njerëzve, si dhe zhvillimi i teknologjisë së informacionit, ishin një shtysë thelbësore në procesin e Prirjet e reja të zhvillimit Tema 14GrmicëhistorikeNë vitin 2013, astronauti rus Pavel Vinogradov u bë njeriu i parë i cili pagoi taksat mbi të ardhurat që nga hapësira, duke përdorur internetin për t’u lidhur me portalin e autoriteteve ruse të tatim-taksave. As në hapësirë nuk ka shpëtim nga taksat!197
                                
   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203