Page 200 - Demo
P. 200


                                    Protestë kundër globalizimit2Nivele të larta të smogut në një zonë industriale3zonë industrialekrijimit të një bote globale. Globalizimi është një proces ndërveprimi dhe integrimi mes njerëzve, bizneseve dhe qeverive të vendeve të ndryshme, që përfshin shumë aspekte të jetës dhe veprimtarisë njerëzore në ekonomi, kulturë, informacion, ambient etj. Ekzistenca e kompanive shumëkombëshe që prodhojnë mallra në vende të ndryshme dhe i shesin ato kudo në botë është një nga tiparet dalluese të procesit të globalizimit. Po kështu, edhe idetë apo prirjet kulturore qarkullojnë tashmë me lehtësi. Megjithatë, fenomeni i globalizimit ka hasur në shumë kundërshti. Përkrahësit e tij argumentojnë se ai u jep mundësi vendeve të varfra të zhvillohen ekonomikisht dhe të përmirësojnë standardin e jetesës. Nga ana tjetër, kundërshtarët e globalizimit theksojnë se krijimi i tregjeve të hapura ndërkombëtare ka sjellë përfitime për kompanitë shumëkombëshe, në kurriz të ndërmarrjeve dhe kulturave vendase e njerëzve të thjeshtë. Për këtë arsye, kanë marrë jetë lëvizje antiglobaliste të ndryshme, si në nivel mobilizimi popullor, ashtu edhe në nivel qeveritar.Zhvillimi i madh ekonomik, krahas mundësive të shumta që siguron, është bërë një nga shkaktarët kryesorë të rritjes së nivelit të ndotjes së mjedisit. Për këtë arsye, një tjetër artikulim i lëvizjeve antiglobaliste lidhet me perceptimin e globalizimit, të përkufizuar edhe si lëvizje masive e mallrave në distanca të mëdha, si shkaktar i ndotjes së mjedisit. Shumë nga këto lëvizje kanë vënë gjithmonë e më shumë theksin mbi përparësitë e konsumit lokal.Shkenca, teknologjia dhe kulturaNjë tipar thelbësor i pasluftës është ecja e pandalshme në fushën e zbulimeve shkencore dhe e përparimit teknologjik. Kërkimet shkencore gjetën zbatim të plotë në rezultate konkrete në shërbim të prodhimit, duke rritur kështu përfitimet e njerëzimit. Nuk mund të mos përmendet zhvillimi i shkencave kompjuterike dhe i komunikimit që ka arritur në nivele shumë të larta, duke ndryshuar jetën e miliarda njerëzve në çdo kënd të botës dhe duke nxitur aftësitë intelektuale të tyre. Kërkimet në teknologjinë e udhëtimeve në kozmos janë një karakteristikë e periudhës së pas Luftës II Botërore. Këto kërkime bënë të mundur lëshimin e satelitëve dhe të anijeve kozmike, si dhe çuan njeriun në hapësirë. Në korrik 1969, njeriu shkeli për herë të parë në Hënë, me misionin “Apollo 11”. Shumë arritje të tjera janë rezultat i ndërthurjes së dijeve nga fusha të ndryshme të shkencës, si biokimia, fiziologjia, gjenetika etj.Astronautët amerikanë në Hënë4198
                                
   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204