Page 201 - Demo
P. 201


                                    Tematika VIGjysma e dytë e shek. XX është shumë e pasur në lidhje me rryma apo prirje kulturore dhe artistike. Një nga rrymat më të rëndësishme ishte ekzistencializmi i përhapur kryesisht në Francë me Sartrin (Jean Paul Sartre) dhe Kamynë (Albert Camus). Gjithashtu, në teatër u zhvillua rryma e “absurdit” me përfaqësues kryesor Samuel Beketin (Samuel Beckett). Në letërsi, në vitet '70 u kristalizua rryma e “realizmit magjik”, e përfaqësuar nga Gabriel Garsia Markez (Marquez). Në vitet '60, gjatë periudhës liberalizuese të Hrushovit pati shkrimtarë që bënë kritika sociale dhe politike të realitetit në vendet socialiste, siç ishte Aleksandër Solzhenicin, Boris Pasternak e Milan Kundera.Gjithashtu, pati një zgjerim të madh të mundësive për arsimim të shtresave të gjera të popullsisë. Si rezultat i lëvizjeve masive studentore, në fund të viteve '60 filloi një proces demokratizimi i shkollës dhe rinovim i metodave të mësimdhënies.• Çfarë është globalizmi dhe cilat janë tiparet e tij?• Evidentoni dy qëndrimet që shfaqen ndaj globalizmit dhe jepni argumentet e çdonjërit prej tyre.• Renditni disa nga rrymat e reja artistike të zhvilluara pas Luftës II Botërore. • Mbështetur në njohuritë dhe kërkimet tuaja, vini në dukje disa prej zbulimeve shkencore që kanë gjetur zbatim konkret në praktikë.Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Në një botë ku procesi i globalizimit nxit shumë debate dhe krijon shumë përkrahës e kundërshtarë, a mendoni se mund të ketë një rrugë të tretë që e sheh çështjen në mënyrë më realiste? Jepni argumentet tuaja.Hulumtoni dhe diskutoniDisa prej shkrimtarëve më të njohur të shek. XX. Fotomontazh5199
                                
   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205