Page 204 - Demo
P. 204
PROJEKT (Ora e katërt)Tema: Globalizimi, prirje pozitive apo negative në botën e sotme?Rezultatet e të nxënit:Në përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja:x shpjegon konceptin “globalizim”;x analizon rrugët e përhapjes së fenomeneve globalizuese;x vlerëson ndikimin e globalizimit në ekonominë botërore;x analizon aspektin kulturor të proceseve globalizuese dhe rolin e tyre në integrimin apo përplasjen e kulturave të ndryshme;x identifikon eksperienca konkrete të globalizimit duke analizuar rolin e tyre në shoqëri, ekonomi, kulturë etj.; x ballafaqon përparësitë dhe mangësitë e globalizimit kudo që ai haset;x evidenton elemente të globalizmit në të gjitha fushat e jetës në Shqipëri.Burimet kryesore të informacionit:Teksti mësimor Historia 10, interneti, materiale të shkruara në formë publikimesh apo artikujsh për këtë tematikë, materiale audiovizuale me karakter dokumentar apo artistik, biseda me specialistë të fushave të ndryshme, biseda me të afërm për përvoja konkrete.Metodologjia që do të përdoret:Punë në grup, hulumtim, intervista, diskutim, analizë, paraqitje, debat dhe shkëmbim mendimesh.Mjetet në përdorim:Teksti mësimor, materiale të shtypura, informacione nga shtypi i përditshëm, kompjuter, videoprojektor, tabelë interaktive, postera, materiale vizuale (fotografi ose filma).Organizimi i klasës:Nxënësit/et do të ndahen në dy grupe. Grupet do të përbëhen nga “përkrahësit” dhe “kundërshtarët” e procesit të globalizimit me qëllim nxitjen e debatit dhe diskutimeve në klasë. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së fundit të projektit:x Bëhet paraqitja e punës së secilit grup, që mund të bëhet në mënyrë elektronike ose me anë të posterave, skemave etj., sipas vendimmarrjes së grupit.x Dorëzohet produkti i shtypur dhe CD shoqëruese.x Diskutohet dhe debatohet në klasë lidhur me përfundimet e arritura. x Nxënësit/et vlerësojnë argumentet e njëri-tjetrit; mësuesi/ja vlerëson punën e secilit grup me argumentet më bindëse dhe mënyrën sesi e kanë paraqitur projektin. 202

