Page 21 - Demo
P. 21


                                    Tematika I2iu dha kurora e artë prej dafine, që ishte dekorata më e lartë në kohën e republikës. Ai mori titullin perandor (Imperator), duke e bërë këtë titull të përjetshëm, si dhe një titull të ri nderi, “August” (hyjnor), i cili i dha ngjyrë fetare pushtetit të tij. Oktaviani do të zgjidhej çdo vit konsull, tribun i përjetshëm, komandant i ushtrisë. Ai mori edhe kompetencat e censorit dhe përpiloi listën e re të senatorëve, duke përfshirë në të përkrahësit e tij. Emri i Oktavianit u shënua i pari në listë, nga rrjedh edhe emri princeps-senator(senator i parë). Të gjitha këto tregojnë qartë se Oktaviani u bë sundimtar absolut me pushtet të pakufizuar. Për të treguar se “republika ekzistonte”, të gjitha institucionet e mëparshme të saj (senati, komiciet, magjistraturat etj.) u ruajtën. Mirëpo, në të vërtetë, ishte vendosur principati i Augustit. Sipas përcaktimit të filozofit të madh romak Seneka: “Principati ishte një monarki e mbuluar me petkun e republikës”. Për shumë vite me radhë, edhe në kohën e pasardhësve të Augustit, mënyra e qeverisjes u quajt \“Paqja Romake” e Oktavian AugustitOktavian Augusti konsiderohet një burrë shteti i përgjegjshëm, epoka e të cilit, me parullën kryesore zyrtare “Pax Romana” (Paqja Romake), u quajt “koha e artë” e Romës.Ai ndërmori një sërë reformash dhe miratoi një numër të madh ligjesh për fusha të ndryshme të jetës. Nëpërmjet tyre, bëri përpjekje për t’u afruar me shtresat e ndryshme të popullsisë dhe për të vendosur një ekuilibër midis shtresave të lira. Ndër këto ligje, më domethënëset ishin ato për rigjallërimin e traditave, zakoneve të mira, fesë, e mbi të gjitha të familjes, duke e vlerësuar atë si qelizën bazë të shoqërisë. Vëmendje të posaçme Augusti i kushtoi ushtrisë – forcës kryesore ku mbështetej fuqia e pushtetit absolut të perandorit – si dhe administratës shtetërore. Ai krijoi gardën pretoriane, që do të shërbente për mbrojtjen personale të perandorit. Oktaviani mori disa masa që diskriminonin haptas skllevërit, duke përforcuar zbatimin e ligjit, sipas të cilit padroni kishte të drejtën e jetës e të vdekjes mbi skllavin. Në kohën e Augustit, zhvillimi ekonomik ishte mjaft i dukshëm. U ndërtuan rrugë, limane, vepra ujitëse, dhe u zhvillua tregtia. Periudha e paqes për shumë vjet solli një qëndrueshmëri në gjithë perandorinë. Kjo periudhë bëri të mundur që në perandori, e cila popullohej nga mbi shtatëdhjetë milionë njerëz, të kishte një unitet dhe një rend të qëndrueshëm. Megjithatë, pati edhe trazira. Janë të njohura përpjekjet që bënë romakët për të përballuar kryengritjet e fiseve ilire, dalmate, gjermane etj. Oktavian Augusti vdiq në vitin 14 ps.K. Oktavian Augusti.Statujë mermeri, Muzeu i Vatikanit, Romë19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25