Page 22 - Demo
P. 22


                                    Principati pas Augustit. Sundimi i dinastiveEdhe pasardhësit e Oktavian Augustit vijuan të ruanin formalisht institucionet republikane. Pa një trashëgimtar që të merrte pushtetin pas vdekjes së tij, Augusti kishte birësuar një pasardhës nga fisi i Julëve, Tiberin, i cili u zgjodh perandor. Me Tiberin fillon principati i dinastisë së Jul-Klaudëve (vitet 14-68 ps.K.), gjatë të cilit do të sundojnë katër perandorë. Dy prej tyre, Tiberi dhe Klaudi u treguan të përkushtuar në drejtimin e perandorisë. Ndërsa Kaligula, i etur për pushtet, tregoi paqëndrueshmëri në veprimtarinë e tij. Ai e shpalli edhe kalin e tij konsull. Perandori i fundit i kësaj dinastie ishte Neroni, i cili vuante nga mania e madhështisë. Ai nuk interesohej pothuajse fare për punët e shtetit, por jepej pas argëtimeve. Neroni i vuri zjarrin Romës dhe për këtë fajësoi të krishterët, të cilët u torturuan dhe u vranë. Pas një periudhe turbullirash, ku brenda një viti u ndërruan katër perandorë, ushtria zgjodhi perandor Tit Flav Vespasianin, me të cilin fillon principati i dinastisë së Flavëve (68-96 ps.K.). Vespasiani ka qenë një ndër politikanët dhe ushtarakët më të mëdhenj të kohës së tij (gjatë kësaj periudhe nisi ndërtimi i amfiteatrit gjigant, Koloseut). Pas tij, sunduan dy perandorë: Titi, i biri i Vespasianit, dhe Domiciani.Pas vrasjes së këtij të fundit, senati zgjodhi perandor Nervën, me të cilin zë fill qeverisja e dinastisë së Antoninëve (98-192), të quajtur edhe “perandorët e mirë”. Sundimi u pasua nga Trajani, që ishte i pari perandor nga provincat (Spanja), i shquar për aftësi drejtuese. Edhe pasardhësi i tij, Adriani, një njeri me kulturë të gjerë, u dallua për aftësitë e tij dhe për fortifikimet në kufijtë e perandorisë. Të tjerë perandorë të kulturuar kanë qenë: Antonin Piu, i cili kujtohet si një burrë shteti i respektuar nga të gjithë, dhe sidomos Mark Aureli. Mark Aureli ishte një intelektual i nivelit të lartë. Vepra e shkruar prej tij, “Rreth vetvetes”, është një monument i mendimit filozofik dhe i respektimit të virtyteve. Mark Aureli qeverisi në kohë të vështira për Perandorinë, për shkak të problemeve ekonomike, politike, ushtarake të brendshme e të jashtme. Pas Mark Aurelit, në pushtet erdhi biri i tij, Komodi, i fundit i dinastisë së Antoninëve. Në kohën e sundimit të “perandorëve të mirë”, Perandoria Romake arriti kulmin e zhvillimit të saj, duke u bazuar në parimet augustiane të administrimit. Me sundimin e dinastisë perandorake të Severëve (193-235) dhe të perandorëve ushtarakë (235-284) fillon rënia e perandorisë.• Çfarë ishte principati?• A i shfuqizoi Augusti institucionet e Republikës? Pse?• Cili ishte qëndrimi i Augustit ndaj shtresave të ndryshme sociale?• Cilat ishin dinastitë që pasuan sundimin e Augustit?• Në cilën dinasti u shënua “koha e artë” e Perandorisë? Pse?• Me Oktavian Augustin vazhdoi procesi i romanizimit të Perandorisë. Çfarë kuptoni me këtë?Verifikoni njohuritëBusti i Mark Aurelit3Mendoni në mënyrë kritike: Gjatë jetës së saj, Roma kaloi në disa forma qeverisëse. Jepni gjykimin tuaj se cila ka qenë më e suksesshmja dhe pse.Hulumtoni dhe diskutoni20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26