Page 23 - Demo
P. 23
Tematika IZeusi dhe Hera të ulur në fronHedhësi i diskut. Skulpturë e Mironit (480-440 pr.K.)21Mitologjia dhe feja te grekët e vjetërMitologjia ishte pjesë organike e kulturës greke. Mitet, sado të veshura me petkun e fantazisë e të misterit, mbartin në vetvete një të vërtetë historike. Ndryshe nga mitet e popujve të tjerë, mitet greke vunë në qendër të gjithësisë njeriun. Mitologjia ishte e lidhur ngushtë me fenë. Besimi i helenëve ishte politeist. Ata i përfytyronin perënditë në trajta njerëzore, sipas shëmbëlltyrës së tyre. Sipas grekëve, perënditë jetonin në malin e Olimpit, dhe jeta e tyre ishte e ngjashme me atë të njerëzve. Ata hanin e pinin, dashuroheshin, grindeshin e pajtoheshin njëlloj si njerëzit. Panteoni grek kishte një hierarki dhe zotat kishin funksione të ndryshme. Perëndia sovrane ishte Zeusi. Perënditë lidheshin me njerëzit përmes orakujve që shërbenin në tempujt e Greqisë. Tempujt më të rëndësishëm panhelenikë ishin tempulli i Zeusit, në Dodonë, dhe tempulli i Apollonit, në Delfi. Filozofia, letërsia, shkencat dhe artiNjë nga arritjet më të mëdha të grekëve është, pa dyshim, mendimi filozofik. Atdheu i filozofëve të parë kanë qenë qytetet e Jonisë në Azinë e Vogël. Ndër to, Mileti qe polisi kryesor. Filozofët, që ishin vëzhgues të natyrës, përpiqeshin të shpjegonin botën dhe dukuritë e saj. Demokriti formuloi idenë se çdo gjë që ekziston përbëhet nga thërrmija shumë të imëta, të cilat i quajti atome. Herakliti hodhi idenë se çdo gjë që ekziston është në proces lëvizjeje e formimi të pandërprerë. Filozofë të tjerë të rëndësishëm qenë: Anaksimeni, Anaksagora, Pitagora, Platoni etj. Aristoteli ka qenë korifeu i mendimit filozofik antik; ai i sistemoi dijet në shkenca të veçanta. Ndërsa Sokrati u mësonte nxënësve të tij si të zbulonin të vërtetën dhe të njihnin vetveten. Grekët kanë qenë themeluesit e letërsisë. Homeri, poeti i madh epik, krijoi poemat “Iliada” dhe “Odisea”. Në Athinë lindi për herë të parë teatri dhe dramat e shkruara për të. Teatri vlerësohej shumë për edukimin e qytetarëve. Në shek. V-IV pr.K., u shkruan shumë tragjedi. Të famshme janë tragjeditë e Tema 5 Besimi dhe kultura në Greqinë dhe Romën AntikeGrmicëhistorikeNë poliset greke zhvilloheshin festa e lojëra të ndryshme, por më të famshmet ishin ato të Olimpit. Lojërat e para olimpike janë zhvilluar në vitin 776 pr.K., pranë tempullit të Zeusit. Çdo qytet-shtet dërgonte përfaqësuesit e vet. Atje zhvilloheshin gara gjimnastikore, hedhje disku e shtize, vrapime, kërcime, gara me kuaj, gara muzikore, mundje etj. Fituesit nderoheshin me një kurorë prej dege ulliri dhe priteshin gjithkund me nderime të mëdha. Lojërat olimpike ishin një festë që bashkonte të gjithë helenët dhe përsëriteshin një herë në katër vjet.meke. isë hterës hte n e21

